Futboll Premier League Sport

FEMRA DHE DROGË/ PLAS SKANDALI: Futbollistët e Arsenalit HARBOHEN në festën me ALKOOL (VIDEO)

Arsenali po kalon një moment mjaft të mirë në kampionatin anglez, duke qenë se nën drejtimin e Unai Emeri, ka marrë disa fitore të rëndësishme dhe po luan shumë ndryshe në krahasim me sezonet e tjera. Megjithatë, imazhi i Arsenalit ka marrë një goditjen të madhe ditën e sotme duke qenë se prestigjiozja britanike ‘The Sun’ ka publikuar një video nga një disko në Londër, ku shihen futbollistët e Arsenalit të cilët festojnë në mënyrë të çmendur.

Rreth 70 femra, plot 30 mijë paund shpenzime me Vodka dhe drogë të cilën e lejon ligji në Angli, ishin pjesa e pandashme e festës së ‘Topçinjve’. Ngjarja ka ndodhur pak ditë para se të niste kampionati anglez dhe substanca e përdorur nga futbollistët e Arsenalit, është e llojit ‘Hippy Crack’ ku ka një përzierje të oksidit të azoti me lënë të tjera.

Të përfshirë në këtë festë, përveç disa futbollistëve të rinj, akne qenë edhe Ozil, Aubamejang, Lakazet, Kolashinak. Gjendja e Ozil duket pak më e rënduar në video, aq sa nuk e mbajnë as këmbët dhe duket sikur humbet edhe ndjenjat. Vetë zëdhënësi për shtyp i ‘Topçinjve’ u shpreh se kjo video do të diskutohet me futbollistët dhe të gjithë do të mbajnë përgjegjësi dhe do t’u kujtohet rëndësia e fanellës.

Related posts

U DËMTUA NË FUSHË/ Ja si Neymar shkatërroi kundërshtarin me driblime (VIDEO)

Delo.autor

Përfundon gjithçka, Aubameyang arrin marrëveshje me Arsenalin

Q.Autor

KATAR 2022/ Anglia mposht pa yjet San Marinon me “MANITA” dhe ngjitet në vendin e parë të Grupit I

Delo.autor

Leave a Comment