Futboll Premier League Sport

Crespo: Mourinho shkruar historinë dhe gjithçka ka ndryshuar pas tij

Hernan Crespo, ish-sulmues i Inter, ka folur për eksperiencën e tij me zikaltrit në një intervistë të dhënë për “Goal.com”: “Mourinho? Kam kërkuar ta ndihmoj kur është transferuar atje (Milano). Ka qenë fantastike për ne të punonim përsëri bashkë pas eksperiencës te Chelsea”, ka thënë ish-sulmuesi argjentinas.

“Jose është ndryshe, ai bën ndryshimin dhe shkruan historinë. E ardhmja e klubeve nuk është më e njëjtë pas largimit të tij, sepse ai përgatit lojtarët për luftë kur merr drejtimin e një skuadre”.

“Mendoj se është bërë një trajner i madh pasi u larguar nga Porto dhe mendoj se Chelsea e ka ndihmuar në rritjen e reputacionit të tij. Të qenit pjesë e tij momenti ka qenë si të ishe pjesë e historisë: pas Mourinho të gjithë trajnerët kanë ndryshuar”, ka vazhduar Crespo.

“Kanë ndryshuar mënyrën e zhvillimit të konferencave për shtyp dhe sjelljen e tyre. Gjithçka ka ndryshuar dhe në atë moment kemi kuptuar se trajnerët nuk zgjedhin vetëm 11 lojtarët që duhet të shkojnë në fushën e lojës”.

Related posts

INTER VAZHDON TË ECI PËRPARA / 5 “SHUPLAKA” ndaj Genoas në San Siro

Isa.Autor

NGA HISTORIKU, GOLAVARZHI TEK BILANCI/ Ja stastikat e derbit Partizani-Tirana

F.autor

PO SHKËLQEN ME KAMPIONËT E ITALISË/ Flet Miralem Pjanic: Ja ku dryshon loja e Allegrit me Maurizio Sarrin

Delo.autor

Leave a Comment