Futboll Sport

Tirana i largon, lojtarët janë ”yje” në vendin e tyre

Kenia nuk është një ndër vendet më të zhvilluar të Afrikës. Futbolli nuk ka rëndësinë dhe interesin e Superiores tonë, por mbulimi mediatik është goxha i mirë. Shqipëria ka gjetur shpesh herë “xhevahirë” nga Kontinenti Afrikan me skuadrat e Superiores që kanë provuar të marrin shumë lojtarë nga ky kontinent. Futbollistë kokulur, punëtorë dhe me pagesa nën-mesatare, a ka më mirë se kaq? Jo, prandaj tregu afrikan ka qenë goxha i preferuar nga klubet tona.

Së fundmi, Shqipëria zbuloi Kenian me anë të klubit të Tiranës. Ekipi bardheblu mori trajnerin Ze Maria nga ekipi i Gor Mahias, ky i fundit erdhi si paketë e plotë me mbrojtësin Musa Mohammed dhe Kenneth Mugunën, pa harruar dhe kenianin tjetër Eric Ouman. Në fakt, asnjëri nga këta futbollistë nuk bëri mirë. Aventura e mbrojtësit Mohammed u ndërpre menjëherë, por po ashtu dhe Muguna nuk rezultoi i suksesshëm. Mesfushori u ndikua dhe nga një dëmtim, ndërsa Ouma u huazua te Kastrioti. Futbollisti afrikan nuk ka luajtur asnjë ndeshje, nuk është grumbulluar asnjëherë nga trajneri Samuel Nikaj, madje nuk dihet nëse ka ardhur ndopak në Shqipëri.

Pavarësisht kësaj, mbrojtësi Musa Mohammed është grumbulluar nga Kenia së bashku me Eric Ouman. Të dy janë thirrur nga trajneri i këtij shteti duke qenë praktikisht “yje” dhe me statusin e të paprekshmit, pasi nuk kanë ekip dhe nuk kanë minuta. Ouma është pjesë e Tiranës dhe në huazim te krutanët, por nuk ka minuta. Duket se shteti afrikan vuan goxha për futbollistë. Muguna nuk u grumbullua fare, pasi është i dëmtuar. Kombëtarja e Kenias do të zhvillojë një zbor dhe tekniku ka bërë pjesë të listës së tij dhe lojtarin e Tiranës dhe “ish”-in e kryeqytetasve.  Mohammed luajti vetëm 4 ndeshje me Tiranën. Ai u largua me polemika, pasi deklaroi se nuk është paguar, por dhe se nuk u përshtat.

Related posts

“E SHKATËRROVE KËTË LOJË O DIOT M*TI”/ Rivali i Djokovic nuk përmbahet pas humbjes dhe sulmon arbitrin (VIDEO)

Delo.autor

Reali refuzoi t’ua bënte Korridorin e Nderit, por stafi i Barcelonës e bën vet

Sadik.Autor

PAS FIORES NDAJ FIORENTINA-S/ Telefonata Donnarummas me Piol, shikoni se si festojnë “kuqezinjtë” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment