Futboll Sport

Vora e Ferrajt dhe Muçollarit shkruan historinë, ngjitet në të Parën

Vetëm shtatë vite klub, por Vora më në fund arrin që të dalë në një kategori më lartë. Në sezonin 2011-2012 vorakët pas “play-out”-it me Farkën arritën që të fitonin dhe të ngjiteshin për herë të parë në Kategoriënë e Dytë, ndërsa rrugëtimi i tyre në këtë nivel të futbollit shqiptar ishte jo pak i gjatë, por gjashtë vite për të arritur më në fund te suksesi.

Vora e këtij viti, pas fitores së sotme ndaj Internacional Tiranës me rezultatin 0-3, arriti që të grumbullojë 65 pikë, 3 më shumë sesa Veleçiku i vendit të dytë, duke siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë. Normalisht, në përbërje të saj ka figura të futbollit shqiptar që kanë ngritur lartë trofe të Kupës së Shqipërisë apo të kampionatit, si dhe kanë luajtur në Europë, Nertil Ferraj dhe Elton Muçollari.

Ata do të renditen vitin e ardhshëm mes 20 skuadrave që do të kërkojnë të ngjiten në elitën e futbollit shqiptar, ndërsa sot do t’i gëzohen triumfit të tyre pasi kanë dalë fitimtarë në pothuajse të gjitha fushat ku kanë udhëtuar në 24 përballje.

Nga ana tjetër, koplikasit e Veleçikut kanë fituar 3-5 në Kukës ditën e sotme me ekipin B të verilindorëve, duke siguruar pjesëmarrjen në ndeshjen e “play-out”-it, të cilën do ta zhvillojnë javën e ardhshme me një nga skuadrat e Grupit B të Kategorisë së Parë. Praktikisht, ose Naftëtëri ose Shkumbini mund të jetë kundërshtari i tyre në ndeshjen shtesë, pasi sot në orën 17:00 do të nisë të diskutohet fati i tyre.

Nesër në Grupin B të Kategorisë së Dytë do të mësojë fatin Albpetroli dhe Orikumi, skuadra që janë vetëm një pikë larg njëra-tjetrës në renditje, të cilat duan një vend në zonën “play-out”, pasi Elbasani e ka siguruar matematikisht ngjitjen në të Parën. Takimi më i fortë në këtë grup do të zhvillohet në qytetin e Orikum, ku orikasit e drejtuar nga ish-futbollisti i Flamurtarit, Artan Sakaj,  do të përballen me Albpetrolin që drejtohet nga Marjol Miho

Related posts

KRAHASIMI ME TALENTIN HAALAND/ “Sherr” mes dy tifozërish për… 20-vjetorin e yllit Broja (FOTO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Zidane: Ndaj Bayern duhet të bëjmë diçka që nuk e kemi bërë gjithë sezonin

Sadik.Autor

ZBULON ËNDRRËN E MADHE/ Mbrojtësi Rami: Është pothuajse e paimagjinueshme që unë të kthehem në…

Delo.autor

Leave a Comment