Futboll Sport

SHORTI PËR KUPAT E EUROPËS/ Ja çfarë mund të “peshkojnë” 4 klubet shqiptare

Kupat e Europës janë mënyra më e mirë që klubet shqiptare të mbushin arkat, aq më tepër që prej dy vitesh UEFA ka rritur shpërblimet. Dy ditë (18 qershor) nga hedhja e shortit për turin e parë të Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Europës, skuadrat shqiptare janë në ankth për rivalët që do të kenë.

Partizani merr pjesë në Champions, ndërsa Kukësi, Teuta dhe Laçi në Ligën e Europës. Të gjitha e nisin nga turi i parë dhe në bazë të koeficientëve që kanë, vetëm Kukësi është në vazon e favoritëve. Në letër, nënkampionët pritet të kenë një kundërshtar më të lehtë, por gjithsesi, nëse shikon ndarjen e vazove dhe skuadrat e mundshme që i rezervohen Partizanit, Teutës dhe Laçit, ka vend edhe për të “peshkuar” rivalë të kalueshëm.

CHAMPIONS – Partizani rikthehet në Ligën e Kampioneve pas tri vitesh, aty ku për herë të fundit mori pjesë për shkak të dënimit të Skënderbeut.

partizani kampion

Ka qenë një vit me shumë fat për të kuqtë, që eliminuan Ferncvaroshin në turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Në këtë edicion “demat” vijnë si kampionë realë dhe e nisin nga turi i parë, por në vazon e skuadrave që cilësohen si jofavorite.

UEFA ka publikuar ndarjen e vazove dhe nëse shikon 16 kundërshtarët e mundshëm të Partizanit, natyrisht që duhet të trembesh, pasi lista nis me gjigantët skocezë të Sëlltikut dhe përfundon në bazë të koeficientit me AIK Stokholmin, kampionen në fuqi të Suedisë. Megjithatë, ka sërish skuadra që të kuqtë mund të përballojnë denjësisht dhe të kalojnë turin e parë. Në letër, më të preferuarit me “demat” duhet të jenë skuadra si e uellsianit e Nju Saints, luksemburgasit e Dudelanxhes apo edhe kampionët e Sllovakisë, Sllovan Bratislava.

Liga e Kampioneve

Me këta të fundit të kuqtë u përballën për Ligën e Europës tri vite më parë. Kapriçio e shortit mund t’u rezervojë kampionëve të Shqipërisë edhe Shkëndijën e Tetovës. Mes skuadrave që në letër shihen të kalueshme, pavarësisht buxhetit të madh që ato kanë në krahasim me të kuqtë, mund të futen pa dyshim edhe moldavët e Sherif apo kampionët e Irlandës, Dundalk.

LIGA E EUROPËS – Pjesëmarrja konstante në Kupat e Europës i ka dhënë luksin Kukësit që të rrisë koeficientin dhe tashmë të presë i qetë shortin, pasi janë një “mal” me ekipe që mund t’ia bëjnë autostradë turin e parë ekipit të Ernest Gjokës.

Liga e Europes

Nga ana tjetër, Teuta dhe Laçi duhet të kenë shumë fat në short, pasi janë në vazon e ekipeve jofavorite dhe nuk është çudi që t’u rezervohen edhe emra “big” si Steaua e Bukureshtit apo Legia e Varshavës, që janë në vazon tjetër.

Rivalet e Teutes

Gjithsesi, ka sërish skuadra të vendeve fqinje apo edhe shteteve si Lituani dhe Luksemburg, që mund të jenë të pranueshme për durrsakët dhe kurbinasit. Këta të fundit arritën të eliminonin në edicionin e kaluar qipriotët e Anorthosis, një klub me një buxhet shumë të madh.

Related posts

BIGLIA TREGON “FAJTORIN”: Humbje që DJEG, por VAR mund të kishte bërë më shumë

Isa.Autor

Formacionet Arsenal – City (FOTO)

Q.Autor

MBROJTJA NË EMERGJENCË TEK MANCHESTER CITY/ Guardiola dëshiron lojtarin e Benfikës (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment