Futboll Sport

Titullari i Kamzës zbulon ekipin tjetër, largimi është i sigurt

Portieri Ilir Avdyli po luan si titullar te skuadra e Kamzës. Ai u afrua me ekipin e kamzalinjëve në janar, pas largimit të portierit, Argent Halilaj. Ky i fundit u largua nga skuadra, fillimisht iu dha mundësi portierit tjetër, Fabio Gjonikaj. I riu luajti si titullar, por nuk e justifikoi veten me gabimet e bëra dhe kjo detyroi ish-trajnerin Ramadan Ndreu të aktivizojë në portë portierin Avdyli. Ardhja e teknikut Julian Ahmataj nuk ndryshoi asgjë dhe sërish Avdyli është si titullar.

Aventura e Avdylit me skuadrën e Kamzës duket se do të mbarojë në fund të këtij viti. Ai nuk ka bindur shumë me përformancat e tij dhe duket se në verë kontrata me të nuk do të rinovohet. 27-vjeçari ka patur një karrierë me ulje dhe ngritje. Mosha e tij është e re, por duket se Avdyli është i limituar dhe nuk mund të shkojë më shumë se ky nivel, pasi shpesh herë ka qenë zëvendësues siç ishte rasti kur luante me Tiranën, por dhe te Shkëndija e Tetovës.

Lojtari ka luajtur në kampionatin kosovar të futbollit me ekipin e Llapit. Ai ka mundësi të rikthehet sërish atje, pasi e deklaron dhe vetë në komente me trajnerin Tahir Batatina. Duket se dyshja do të bashkohet sërish me qëllimin e vetëm fitimin e titullit kampion. “S’ka çfarë zihet, i rikthehet Llapit hahhaa”, – shkruan Batatina. Portieri nuk ia përton dhe e mbështet mendimin e ish-teknikut të tij. “Trajner, ti e di misonin që na k mbetur në gjysmë. Amanet e kemi ta realizojmë vitin tjetër hahahaha”, – qesh Avdyli. “Ilir Avdyi, po pres me padurim që ta nisim sërish misionin së bashku. E meriton qyteti jonë i vendlindjes Llapi me marr trofe”, – ia kthen tekniku kosovar.  Në fakt, kaq mjafton për të ngjallur dyshimet dhe për të “konfirmuar” lëvizjen e portierit në Kosovë. Nuk dihet se si do të pritet lajmi nga klubi i Kamzës. Këto deklarata pa u mbyllur sezoni nuk janë shumë të bukura.

Related posts

LIVE/ Danimarka shokon Kroacinë duke kaluar në avantazh

Isa.Autor

MERKATO/ U “kryqëzua” për golat e Messit, por Thibaut Courtois kërkohet nga gjigandët e Europës

Q.Autor

E ÇUDITSHME/ Werder Bremen nënshkruan me gjermanin më të mirë të Fifa 18

Isa.Autor

Leave a Comment