Futboll Sport

Tjetër 2-golësh i Ibrës në MLS, por këtë herë mungon përmbysja e Galaxy (VIDEO)

Këtë herë 2-golëshi i Zlatan Ibrahimovic nuk i mjafton i Los Angeles Galaxy për të realizuar një tjetër përmbysje të madhe si ajo në derbin ndaj Los Angeles FC në debutimin e Ibrës në Major League Soccer. I rikthyer nga skualifikimi sulmuesi suedez gjeti sërish rrugën e rrjetës në kampionatin amerikan por nuk mundi t’i evitonte humbjen skuadrës së tij. Ibrahimovic i cili nuk u grumbullua në Botëororin rus nga Suedia, shënoi 2- herë fillimisht në të 69-ën dhe më pas në të 97-ën në humbjen 2-3 të Galaxy ndaj Dallas duke e bërë më pak dhimshme këtë disfatë për skuadrën kaliforniane. Me këto 2 gola Ibra u ngjit në kuotën e 5 finalizimeve në Major League Soccer ndërsa Los Angeles Galaxy nëse vazhdon me këto ritme do ta ketë shumë të vështirë kualifikimin në play-off.

Related posts

Klopp fajëson mbrojtjen për humbjen ndaj United

Q.Autor

“PLAS” SHERRI TE BARCELONA/ Messi bën sherr me Griezman në stërvitje

Delo.autor

JUVENTUS KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Ja dhurata me kosto zero për trajnerin Pirlo në merkaton e janarit…

Delo.autor

Leave a Comment