Futboll Premier League Sport

Tottenham për pazar tek Stoke City, shenjëstron Shaqiri-n

Pas rënies në Championship, Stoke City pritet të ketë një revolucion në organikën e saj.

Shumë yje të skuadrës aktuale pritet t’i japin lamtumirën klubit dhe njëri prej tyre është padyshim ylli i kombëtares zviceriane me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri. Kosovari ishte një nga lojtarët më të vlerësuar tek skuadra e Paul Lambert, ku shënoi 8 gola.

Sipas burime të “TEAMtalk” për mesfushorin kanë shfaqur interesin skuadrat më me emër në Angli, ku bie në sy skuadra londineze e Tottenham. Madje, duke iu referuar po këtyre burimeve, “gjelat” kanë dërguar dhe ofertë zyrtare, që mendohet se është rreth 12 milionë euro.

Duket se Mauricio Pochettino ka shenjëstruar Xherdan Shaqirin si përforcimin ideal për të shtuar organikët në dispozicion të tij me cilësi dhe elementë të rinj dhe Shaqiri është ai i duhuri.

Për shërbimet e 26 vjeçarit interesim kanë shfaqur dhe skuadrat të tjera të Premier League, Everton, West Ham dhe Crystal Palace.

Related posts

Tjetër 2-golësh i Ibrës në MLS, por këtë herë mungon përmbysja e Galaxy (VIDEO)

Sadik.Autor

Gatusso i përlotur pas vdekjes së Astorit: Nuk mendoj për derbin, kjo tragjedi na ka prerë krahët

Q.Autor

A është ky autogoli më i bukur që keni parë? (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment