Futboll Premier League Sport

Trondit Guardiola, paralajmëron merkato me shifra astronomike në verë

Sezoni i Manchester City ka qenë vërtetë fantastik. Skuadra e Pep Guardiola-s ka triumfuar në Premier League, duke u shpallur kampion pasi dominoi qysh në javën e parë. ‘Qytetarët’ fituan edhe Kupën e Ligës angleze, por në Champions League erdhi eliminimi në fazën çerekfinale ku u shkërmoqën nga Liverpool i Mohamed Salah. E gjitha meritë e punës së teknikut spanjoll, por sigurisht duhen evidentuar shifrat që ka investuar klubi anglez në dy sezonet e fundit. Plot 320 milionë euro të shpenzuara: janë blerë plot 10 lojtarë me peshë për të përforcuar skuadrën.

INVESTIMET – Shifra astronomike, por ky rekord mund të thyhet në fushatën e ardhshme të merkatos. Tashmë, objektivi më i madh i klubit nga Mançesteri është Champions League dhe për ta fituar Guardiola ka kërkuar të ketë në dispozicion edhe lojtarë të tjerë me emër. I intervistuar nga gazeta gjermane “Sports Bild”, ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munchen ka zbuluar qartë qëllimet e tij sa i përket merkatos duke paralajmëruar blerje të bujshme për të kapur majat në Evropë: “Do të investojmë shumë para gjatë merkatos së verës, mbase 1000 milionë euro (qesh).

Pa futbollistë cilësor është e pamundur të bëjmë futbollin që duam në fushë. Siç dihet sot lojtarët e mëdhenj kushtojnë shumë shtrenjtë, kështu që do të kemi nevojë për likuiditet në mënyrë që të pretendojmë për të luajtur në nivele të larta sezonin e ardhshëm. Pa këto investime, do të duhej një mrekulli e vërtetë dhe unë nuk jam i aftë ta bëj”, – ka deklaruar ndër të tjera trajneri i Manchester City, Pep Guardiola.

Related posts

ZYRTARE/ Hap i madh në karrierë, talenti i Kombëtares U-19 arrin marrëveshjen me klubin e Premier…

Delo.autor

Mbretërit e Evropës/ Ronaldo, Salah, Messi e Immobile

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Inter ka konkurrencë të frikshme për firmën e Modric, Ja ekpi që shfaq interes…

Delo.autor

Leave a Comment