Futboll Sport

U godit trajneri Gunes, Beshiktashi nuk zbret në fushë ndaj Fenerbahces

Skuadra e Beshiktashit, sikurse kishte njoftuar, nuk u paraqit për të luajtur minutat e mbetura të gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Turqisë në derbi kundër Fenerbahces, sfidë e ndërprerë përgjysmë muajin e kaluar për shkak të sjelljes së dhunshme ëë tifozëve vendës.

Një vendim ky që sanskionon fitoren në tavolinë të Fenerbahces. Trupa arbitrale priti 15 minuta në fushë dhe më pas vendosi ndërprerjen përfundimtare të takimit. Tashmë Komisionit të Disiplinës në Federatën Turke të Futbollit, nuk i mbetet gjë tjetër veçse t’i japë fitoren 3-0 në tavolinë Fenerbahces, që të mërkurën e ardhshme do të përballet në finale me Akhisarin. Beshiktashi rrezikon të përjashtohet nga Kupa e Turqisë për sezonin e ardhshëm.

Takimi i vajtjes përfundoi në barazim 2-2, ndërsa sfida e kthimit, e luajtur në fushën e Fenerbahces, u ndërpre në minutën e 57-të, kur rezultati ishte 0-0, për shkak të goditjes në kokë të trajnerit të Beshktashit, Senol Gunes, me mjete të forta nga tifozët vendës. Federata vendosi që të luheshin minutat e mbetura, ndërsa drejtuesit e Beshiktashit nuk pranuan të zbrisnin sërish në fushë, të indinjuar nga vendimi. Incidentet kanë rindezur debatin rreth dhunës së tifozëve në stadiumet turke.

Related posts

CR7 AKUZOHET PËR EGOIZMIN E TEPRUAR/ Solskjaer mbron Ronaldon: Ne e dimë se çfarë mund të bëjë

Delo.autor

KUPA E SHQIPËRISË/ I mjaftojnë 2 minuta lojë, Meksi nëshkon Teutën nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

POLONIA NË KAOS/ Lewandowski sulmon Santos. Ishujt Faroe një test kolaudimi

F.autor

Leave a Comment