Futboll La Liga Sport

Çfarë ka bërë Coutinho që Barça është mërzitur kaq shumë?

Philippe Coutinho e realizoi ëndrrën e tij për t’u transferuar në “Camp Nou” në merkaton e janarit, për 142 milionë paund. Brazilini u bë lojtari i dytë më i shtrenjtë në botë i të gjitha kohërave, por siç duket nuk është edhe aq i kënaqur për këtë lëvizje. Siç raporton media spanjolle “Diario Gol”, 25-vjeçari është penduar që është larguar nga “Anfield”.

Shumë mendonin se “The Reds” do të vuajnë mungesën e brazilianit, duke pasur parasysh se sa i rëndësishëm ishte për ekipin e Jurgen Klopp. Megjithatë, Liverpool duket që ia ka dalë për mrekulli edhe pa të. Madje, më mirë se kaq askush nuk e kishte imagjinuar, pasi gjigantët e Merseyside kanë arritur me sukses të prekin finalen e madhe të Champions League, pasi eliminuan Romën në raundin gjysmëfinal.

Kjo është hera e parë që Liverpool siguron finalen e Kievit, që nga viti 2007-të. Pa Coutinhon, por me një super yll si Mohamed Salah, gjigantët e Premier League kanë bërë një sezon pozitiv. Sulmuesi egjiptian ka realizuar 43 gola në të gjitha garat me fanellën e “The Reda” këtë sezon, ku arriti të mposhtë edh Kevin De Bruyne në garën për çmimin “Lojtari më i mirë” i vitit në Premier League.

Përveç Salah, Klopp ka pasur edhe dyshen tjetër Sadio Mane dhe Roberto Firmino, të cilët gjithashtu vazhdojnë të jenë në super formë. Ndërsa Coutinho, ndihet i çuditshëm në Barcelonë dhe ndien keqardhje që nuk është në finalen e Kievit me Liverpool-in. Shokët e skuadrës ashtu sikurse edhe drejtuesit blaugranë janë të mërzitur me gjendjen emocionale të lojtarit. Edhe pse katalanasit po festojnë titullin kampion në La Liga.

Related posts

Di Maria “i shkel syrin” Simeones për ta afruar tek Atletico Madrid

Sadik.Autor

DERBI I ITALISË/ Rekord mbi rekorde, shiten biletat Inter-Juventus

Delo.autor

CHAMPIONS/ Ekipi i Guardiolës mposht Porto-n me përmbysje, Olympiacos feston në fund

Delo.autor

Leave a Comment