Futboll Seria A Sport

Udinese – Inter: Formacionet zyrtare, starton Valon Behrami

Interi do të mundohet të rikthehet te fitoret në javën e 36 të Serie A. Zikaltrit do të udhëtojnë në stadiumin Dacia Arena ku do të takohet me Udinesen.

Tashmë trajnerët e të dyja skuadrave kanë publikuar formacionet startuese, ku shihen disa ndryshime të vogla. Vecino, Gagliardini, D’Ambrosio nuk do të jenë të disponueshëm për strategun Luciano Spalletti.Te vendasit nuk ka mungesa ndërsa do të luajë edhe mesfushori shqiptar i Zvicrës, Valon Behrami.

Kujtojmë se Inter ende nuk është dorëzuar në luftën për pozitën që dërgon në Ligën e Kampionëve ndërsa Udinese është afër sigurimit të mbijetesës edhe për një sezon.

Udinese: Bizzarri, Stryger, Danilo, Samir, Balic, Behrami, Fofana, Ali Adnan, De Paul dhe Lasagna

Inter: Handanovic, Joas Cancerlo, Skriniar, Miranda, Dalbert, B.Valero, Brozovic, Candreva, Rafinha, Perisic dhe Icardi.

Related posts

Coman operohet me sukses, rrezikon Botërorin

Q.Autor

Formacionet zyrtare/ Bristol City kërkon befasinë e radhës ndaj Manchester Cityt

Q.Autor

NUK BINDI/ ANDRE SILVA me “valixhe në duar”, ja e ardhmja e sulmuesit (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment