Bundesliga Futboll Sport

Ulreich tregon momentin e gafës së madhe dhe se çfarë i thanë shokët

Portieri i Bayern Munchen nuk mund ta harrojë atë moment në minutën e 46’, kur ai rrëshqiti në përpjekje për të gjuajtur topin dhe i dha mundësinë Karim Benzema-së që të shënonte golin e dytë për Realin, atë që vendosi fatin e takimit. Gardiani gjerman tha se kjo gafë e tij tregon se si është fati i një portieri në të tilla, raste, pra fatal.

“Ky është fati i një portieri. Nëse bën gabim si sulmues nuk është i rëndë, si mbrojtës qendre edhe më keq dhe si portieri kur gabon pëson gol”, tha për “Bild”.Gardiani i bavarezëve tregon mërzinë e tij për këtë episod.“Përgjatë 8 muajve unë nuk bëra gabime dhe tani më ndodhi kjo. Sa keq që ndodhi në një takim të tillë”

Ai tregoi me detaje se çfarë ndodhi në atë moment që solli më pas gafën e madhe. Sipas portierit, kur Corentin Tolisso i pasoi topin pati ndjesinë se Benzema do të shkonte para tij.“U përgatita për një situatë një kundër një,por ai më pasoi topin dhe unë mendova: m..in, tani nuk mund ta prek topin me dorë. Duhet të manovroj me këmbë, por nuk ia dola”, rrëfeu ai i trishtuar.

Por Ulreich tregon se shokët e tij i kanë qëndruar afër në këtë moment kaq të vështirë. “Djemtë kanë qenë të mrekullueshëm, të gjithë më kanë thënë se jemi një ekip dhe eliminimi në Champions nuk ishte vetëm faji im”, përfundoi ai.

Related posts

NEYMAR PËRBALLET ME 6 VITE BURG/ Çështja transferimi i dyshimtë Santos-Barca

Isa.Autor

“MË PËLQEN TË LUFTOJ NË FUSHË”/ Flet sulmuesi Solomon: Fitorja ishte si një goditje për…

Delo.autor

VIDEO/ Sulmuesi bën të pamundurën, merr topin nga mesi i fushës dhe…

Q.Autor

Leave a Comment