Futboll La Liga Sport

Po vjen “El Classico”! Këto janë dhjetë arsyet pse nuk duhet ta humbisni

1.- Kush është më i miri? Edhe nëse Barcelona ka fituar La Liga-n dhe Real Madrid-i vijon të jetë në Champions League, nuk ka mënyrë më të mirë për të përcaktuar se cili ekip është më i mirë se sa me një duel të drejtpërdrejtë. Merengues-at thyen katalanasit në Superkupë dhe katalanasit u kthyen në “Bernabeu” në kampionat. Të dielën do të zhvillohet dueli përfundimtar.

2.- Është “El Classico” i fundit për Iniesta-n. Ndeshja më e rëndësishme që i mbetet në nivelin e klubeve për këtë vit. Do të jetë “El Classico” numër 38 që vjen në karrierën e tij. Të gjithë e njohin atë dhe lamtumira vjen në një ditë speciale. Ka përjetuar duele të ndryshëm të paharrueshëm kundër Real Madrid-it dhe dëshiron që t’i vendosë pikën mbi “i” të dielën.

3.- Te Real Madrid kanë vendosur që në këtë ndeshje të paraqiten me lojtarë të rinj në Camp Nou për të nderuar kampionët e rinj të La Liga-s. Por, kjo është një arsye më shumë për Barcca-n për të fituar.

4.- “Këpuca e Artë” dhe “Pichichi”. Leo Messi duhet që të arrijë të fitojë të dy këta trofe. I pari është i vështirë të arrihet, ndërsa të dytin pothuajse e ka në dorë tashmë. Për më tepër, Zidane nuk e ka lënë pushim Ronaldo-n, i cili do të dalë në fushë për të dhënë maksimumin për t’u shpallur goleadori i vitit.

5.- Qëllimi më i madh i katalanasve është që të mbajnë kolonën e humbjeve në shifrën “zero” deri në përfundim të kampionatit për të arritur një rekord historik që nuk e kanë bërë kurrë më parë.

6.- Dueli i epokës. Rivaliteti mes Messi-t dhe Cristiano Ronaldo-s është aq i madh sa ai mes Barcelona-s dhe Real Madrid-it. Argjentinasi dhe portugezi janë protagonistë, pasi mbi të gjitha është epoka e tyre, ndërsa tashmë do të shihet se kush do të mbyllë karrierën në mënyrën më të mirë.

7.- Barcelona nuk fiton një “El Classico” para publikut të vet që prej sezonin 2014-15 kur trajner ishte Luis Enrique, i cili arriti të bëjë tripletën me blaugranat. Është një çështje nderi!

8.- Edhe pse ekipet e mëdhenj nga Premier League, apo PSG dhe Bayern Munich po hidhen në garë për të marrë lojtarët më të mirë të planetit, sërish Barça dhe Real janë të supozuara të afrojnë yje në fushën e tyre. Kështu që ky është një duel që vendos edhe në zgjedhjet e lojtarëve për merkaton e verës.

9.- Nuk ka ndonjë lojtar aktiv që nuk do të jetë në fushë të dielën në orën 20:45 në fushën e “Camp Nou”. Kjo është ndeshja ku të gjithë fëmijët ëndërrojnë që të luajnë më të mirët. Për më tepër se titulli, në këtë ndeshje vjen rezultati. Askush nga të dyja skuadrat nuk do që të humbasë.

10.- Klima politike. Të dielën do të jetë i pari “El Classico” që do të luhet në Barcelonë pas zbatimit të nenit 155 të 1 tetorit të vitit të shkuar. Ambienti në “Camp Nou” është politizuar shumë dhe pritet që të ketë reagime pro pavarësisë nga organizata të ndryshme që do të jenë në stadium.

Related posts

NJË DRITË SHPRESE NË FUND TË TUNELIT/ Java e fundit e Serie A përcakton fatin e Milanit dhe të…

Delo.autor

 E RËNDË/ Futbolli ITALIAN në ZI: Lojtari i NJOHUR gjendet i VDEKUR në garazh

Isa.Autor

ZGJEDH MË TË MIRIN MES CR7 DHE MESSIT/ Lewandowski: Fjalët e tij më prekën shumë…

Delo.autor

Leave a Comment