Futboll Shqipëri Sport

U largua nga Zvicra për Kosovën/ Kryeziu: Krenar për këtë zgjedhje, do të punoj shumë

Mirlind Kryeziu është afrimi më i ri te Përfaqësuesja e Kosovës dhe vetëm pak kohë më parë, qendërmbrojtësi pranoi të luante për “Dardanët”, duke qenë se deri më tani ka qenë pjesë e Zvicrës dhe ka luajtur me moshat. 21-vjeçari që aktivizohet me Zyrihun në kampionatin zviceran, ka zhvilluar sot edhe stërvitjen e parë me Kosovën.

Në një prononcim për mediat, ai është shprehur se është krenari të veshë fanellën e Kosovës dhe se e kanë bindur bisedat me trajnerin Shalandes. Sakaq, ai është shprehur se do të punojë sa më shumë për t’u paraqitur sa më mirë.

“Ndihem shumë mirë dhe më kanë pritur shumë mirë. Njoh një pjesë të mirë të futbollistëve të Përfaqësueses dhe ndihem krenar, që do të kem mundësi të jap kontributin tim për Kosovën. Kam folur në vijimësi me trajnerin Shalandes dhe tani dua të punoj shumë, që të jem i gatshëm për të dhënë kontributin tim, nëse do të më kërkohet”, u shpreh Kryeziu.

Related posts

​ARSENALI DYFISHON SHIFRAT/ Ka shënuar golin e dytë Alexandre Lacazette (VIDEO)

Delo.autor

Kupa e Botës/ Frika te Anglia detyron federatën për këto masa ekstreme

Sadik.Autor

“MAGJIA” VJEN NGA PORTUGALIA/ Shikojeni dhe shijojeni golin e “ÇMENDUR” nga porta në portë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment