Futboll Sport

Besart Berisha si asnjë shqiptar tjetër, titulli i katërt kampion!

Melbourne Victory është shpallur kampion në Australi, pasi ka mundur në finale Newcastle Jets me rezultatin minimal 1-0. Skuadra e Besart Berishës arriti të gjejë rrugën e rrjetës që në minutën e nëntë me anë të Barbarouses. Sulmuesi shqiptar, i cili ka veshur në të shkuarën fanellën kuqezi dhe që së fundmi zgjodhi të kalojë te Kosova, ishte në fushë nga minuta e parë dhe u përpoq shumë që të shënonte për skuadrën e tij, por pa sukses.

Gjithsesi në fund ai iu gëzua triumfit, që i dha australianëve të Melbourne Victory titullin kampion. Sezonin e rregullt ata e mbyllën në vendin e katërt me 41 pikë, me 23 pikë më pak se kryesuesit e Sydney FC, skuadër që eliminuan në gjysmëfinalet e “play-off”-it me rezultatin 2-3 pas 120 minutave lojë. Berisha ishte protagonist në atë takim duke dhënë asistin e golit të parë, ndërkohë që në fazën çerekfinale realizoi me roveshatë në minutën e 89-të golin e fitores.

Ky titull ishte i katërti për Berishën, teksa edhe më parë ka fituar Melbourne Victory në vitin 2014-2015. Më herët ai e ka fituar titullin edhe dy herë të tjerë me Brisbane Roar, që ka qenë edhe skuadra e tij e parë në Australi dhe është aktivizuar për tre vite me të. Për sulmuesin 32-vjeccari ky nuk ishte viti më i mirë në aspektin e shënimit të golave, teksa realizoi 14 herë. Në tre sezonet e mëparshme me ekipin aktual ai ka shënuar më shumë, sezonin e parë 15 herë, për të shkuar më pas në 18 dhe 21 gola. Sulmuesi u ftua nga Përfaqësuesja e Kosovës pas problemeve që pati me ekipin e Shqipërisë. Ai nuk ndryshoi stil dhe pati sërish probleme me ish-trajnerit Albert Bunjaki. Berisha deklaroi publikisht se nuk kthehej më te Kosova për sa kohë ishte Bunjaki trajner.

Related posts

Java vendimtare për Laçin, marrin fund pikëpyetjet për Europa LEAGUE

Isa.Autor

ZYRTARE/ Luajti 3 muaj me Skënderbeun, mbrojtësi 21-vjeçar i bashkohet Gjilanit

Delo.autor

MAROTTA “HAKMERRET” NDAJ JUVENTUSIT/ Kërkon tek INTERI objektivat e bardhezinjve

Isa.Autor

Leave a Comment