Futboll Sport

Vllaznia përmbys ndaj Kukësit dhe shpreson, Kamza bie ndaj Laçit, Teuta fiton me goleadë

Pasi qanë përgjatë gjithë javës, në Shkodër u entuziazmuan sërish në lidhje me mundësinë për të parë skuadrën e tyre mes më të mirave edhe në sezonin e ardhshëm. Vllaznia arriti të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Kukësit, ndërsa dhuratën e vërtetë ia bëri Laçi, që mposhti Kamzën em rezultatin 1-2 dhe bëri që beteja për mbijetesë të vijojë edhe në javën e fundit.

Në ‘Loro Boriçi’ ishte vetëm një numër i paktë tifozësh, që panë Vllazninë të kalonte në disavantazh, pas golit të Balde, por Çinari e Kalaja përmbysën gjithçka në pjesën e parë, duke i dhënë 3 pikët shkodranëve.

Nga ana tjetër, në Kamëz, Reginaldo kaloi në avantazh Laçin që në minutën e dytë, por vendasit arritën të barazojnë vetëm në minutën e 85-të. Gjithsesi skuadra e Mezanit nuk u dorëzua dhe u hodh në sulm, në kërkim të golit të fitores, duke e gjetur atë në minutën e 89’, me anë të sulmuesit Redon Xhixha.

Teuta ndërkohë shpëtoi edhe matematikisht, teksa në sfidën e fundit të sezonit në ‘Niko Dovana’, arriti të triumfojë ndaj Lushnjës me rezultatin tenistik 6-2.
Partizani arriti të marrë një tjetër 3-pikësh, pasi mposhti Flamurtarin në Vlorë me rezultatin 1-2.

Të kuqtë shënuan nga një gol në çdo pjesë, fillimisht me Besart Abdurrahimin dhe më pas me Gerhard Prognin, duke bërë që të mbeten në vendin e 4-t, që të çon në Europa League, ndërsa vlonjatët gjetën golin e vetëm në minutat e fundit, me anë të

Related posts

KUPA E AFRIKËS/ Ndodh sërish çudia, gjyqtari mbyll sfidën pas vetëm 85 minutash lojë

Delo.autor

E DHIMBSHME/ Lojtari i Irakut nuk kuptoi pse u zëvendësua, në pankinë merr LAJMIN E TMERRSHËM

Isa.Autor

FITORJA 13-0 E AJAX/ Shikoni golin simbol të yllit Antony i disfatës së rivalëve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment