Futboll Sport

FITOI CHAMPIONSIN DY HERË ME REALIN/ Shoku i ngushtë i Ronaldos punon si…peshkatar

Ish-futbollisti i Real Madrid, Fabio Koentrao, ka filluar punën e ëndrrave të tij, atë si peshkatar. Këtë sezon portugezi vari këpucët në gozhdë në moshën 33-vjeçare, pas një karriere që nuk shkoi ashtu siç pritej.

Ndërkoh që në moshën 36-vjeçare Kristiano Ronaldo vazhdon të qëndrojë në majat më të larta të futbollit, miku i tij i ngushtë, Fabio Koentrao po jeton ëndrrën e tij për të punuar në det. Ish-mbrojtësi portugez bleu anijen e parë të peshkimit gjatë kohës që luante futboll duke rekrutuar 15 peshkatarë.

Tani Koentrao po punon me një kohë të plotë në këtë profesion pasi u tërhoq përfundimisht nga futbolli. “Jeta në det nuk është për të ardhur turp, ashtu si shumë njerëz mendojnë. Është një punë si gjithë të tjerat” u shpreh portugezi në një intervistë për Empowr Brands Channel.

Related posts

KRITIKAT NDAJ HYSAJ/ Ish-kapiteni i Napolit: Vetëm një budalla do paguante 50 milion euro për të

F.autor

Gattuso: Krenar që drejtoj Milanin, dua të qëndroj por..

Q.Autor

Çudisin tifozët e Barit, kërkojnë vdekjen e mbrojtësit të Atalantës: Përse Astori dhe jo Maisello

Q.Autor

Leave a Comment