Futboll Sport

Wenger: E kam refuzuar dy apo tri herë Real Madrid-in

Arsene Wenger pretendon se ka refuzuar dy apo tri herë shansin për të trajnuar Real Madrid.

Ish-trajneri i Arsenal nuk dihet se çfarë do të bëjë pas 22 viteve në veri të Londrës, me Unai Emery, ish-trajnerin e Paris Saint-Germain, që pritet të jetë pasardhësi i tij.

“Kur ndërtuam stadiumin e ri (Emirates) bankat më kërkuan të qëndroja për të paktën pesë vitet në vazhdim. Herën e parë që më kërkoi Madrid, ishte brenda atyre pesë viteve dhe i thashë se nuk mund ta bëja, pasi do të tradhtoja klubin,” shprehet Wenger për beIN SPORTS.

“Real Madridin më duket se e kam refuzuar dy apo tri herë. Ishte një nga ekipet që kam mbështetur kur kam qenë fëmijë. Por mendoja se nuk mund të largohesha nga Arsenal.

“Gjithmonë tundohesh për të shkuar te Real Madrid pasi më ofroi të kisha kontrolloja të gjithë klubin.”

Related posts

Manchester United dhe Bayern po luftojnë “kokë më kokë” për Bonuccin

Sadik.Autor

YLLI SUAREZ I BËN NDER BARCELONËS/ Sulmuesi i Atleticos mbush arkën e “Katalanasve”. Ja sa para mund të përfitojë klubi…

Delo.autor

Alvaro Arbeloa kthehet si ambasador në Real Madrid

Delo.autor

Leave a Comment