Futboll Sport

RUSI 2018/ Kapiteni ka besim: Anglia do të fitojë Kupën e Botës…

Harry Kane beson se Anglia mund të fitojë Kupën e Botës, gjatë kësaj vere në Rusi dhe deklaroi se mungesa e përvojës mes futbollistëve të “luanëve” nuk duhet të shërbejë si një justifikim.

Kane e di se Anglia nuk konsiderohet si favorite nga specialistët, por nuk sheh asnjë arsye përse të mos luftojë për të fituar trofeun më prestigjoz në botën e futbollit.

Sulmuesi kërkon të marrë frymëzim nga arritja e Liverpool në finalen e Champions League dhe nga dominimi i Manchester United nën drejtimin e Ferguson, si një shembull i asaj që mund të bëjë një skuadër e re, pa përvojë të madhe.

Pasi u caktua kapiteni i Anglisë nga trajneri Gareth Southgate, Kane tha: “Unë mendoj se ne mund të fitojmë Kupën e Botës, edhe pse nuk jemi favoritë për diçka të tillë. Askush nuk mendonte se Liverpool do të shkonte në finalen e Champions dhe ata ja dolën. Shikoni edhe fillimin e ciklit të Ferguson te Manchester United. Isha disa djem të rinj që mësuan të dominojnë Premier League në çdo sezon. Nuk është një justifikim që jemi futbollistë me mesatare të re moshe. Unë besoj se mund të fitojmë trofeun dhe ky është objektivi që do të kemi në Rusi.”

Related posts

E BUJSHME NGA FRANCA/ E pranon vetë lojtari belg: Janë 12 skuadra që më kërkojnë

Delo.autor

Nis pjesa e dytë, Nigeria tenton përmbysjen ndaj Kroacisë

Sadik.Autor

EMOCIONON TIFOZËT/ Hazard: Kam ëndërruar si fëmijë të luajë për Realin!

F.autor

Leave a Comment