Futboll Seria A Sport

De Biasi tregon prapaskenat e së ardhmes, Italiani në kontakte me dy klube dhe një përfaqësuese

Ish trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka folur sërish për të ardhmen e tij, teksa ka zbuluar se po vlerëson mundësinë e rikthimit në drejtim të ndonjë skuadre. De Biasi pa treguar se dy klube jo italiane dhe një skuadër përfaqësuese, kanë kontaktuar teknikun dhe i kanë bërë ofertat zyrtare, të cilat Gianni po i shqyrton me kujdes.

“Janë dy klube jashtë Italisë dhe një skuadër përfaqësuese që do të marrë pjesë në Botëror, të cilat më kanë bërë ofertë konkrete. Po vlerësoj me vëmendje ofertat dhe projektin e tyre, pasi dua të angazhohem diku ku më ofrohet përfshirje 100%”, tha De Biasi.

Ai nuk preferoi të bëjë të ditura emrat e skuadrave, por as të përfaqësueses, për të cilën tha se trajneri aktual do të largohet pas përfundimit të Botërorit rus.

De Biasi drejtoi për pak muaj Alavesin në Spanjë, pasi u largua nga Shqipëria, por nuk arriti të ketë sukses, ndërsa prej disa muajsh është i papunë.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Milan-Lecce. Mbyllet pjesa e parë

Delo.autor

“KAM DËSHTUAR SI TRAJNER, NUK DUHET…”/ Shikoni arsyen e dorëheqjes së teknikut të kombëtares së njohur

Delo.autor

“ISHA NJË NJERI I VDEKUR QË ECËN MBI TOKË”/ Mihajloviç flet për sëmundjen: I kisha premtuar lojtarëve se…

Delo.autor

Leave a Comment