Futboll Sport

Xhelal Mziu përfundon në Etikë, Komisionet e FSHF nisin nga puna

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu që është njëkohësisht dhe financuesi i klubit të futbollit të Kamzës pritet të jetë objekt i Komisionit të Etikës dhe Disiplinës pranë FSHF-së për vetë deklaratat që ky i fundit ka thënë lidhur me disa parashkime ndeshjesh, të cilat në fund kanë rezultuar të sakta.

Mziu deklaroi pak javë më parë se Teuta do fitonte ndaj Laçit me rezultatin e saktë 1-0 dhe ashtu ndodhi. Një javë më parë, ishte sërish kryebashkiaku që deklaroi se, Vllaznia do fitonte ndaj Laçit me rezultatin 1-0, kështu ndodhi sërish. Lidhur me këtë takim, Mziu deklaroi se premioja që ishte premtuar për lojtarët e Vllaznisë iu ishte dhënë lojtarëve të Laçit.

Për të gjitha këto, Komisionet e FSHF-së pritet të nisin shqyrtimin e këtyre deklaratave dhe në mbledhje e ardhshme, pritet që Mziu të jetë objekt i Komisionit të Etikës dhe të kalojë në mbledhjen e Komisionit të Disiplinës që do zhvillohet këtë javë.

 

Related posts

Valverde: Jam shumë i zemëruar, duhej ta mbyllnim pa asnjë humbje

Sadik.Autor

GJEN JUSTIFIKIME PËR HUMBJEN NDAJ EVERTON/ Mourinho: Nuk kam lojtarë dembelë, por e vërteta është…

Delo.autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ 10 momentet më të mira të karrierës legjendare (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment