Futboll Sport

3 JAVË PARA FUNDIT TË KAMPIONATIT PORTUGEZ/ Porto ‘fal’ titullin ekipit rival, ja rezultati dramatik (VIDEO)

Porto e ka rrezikuar shumë titullin kampion në Portugali.

Tri javë para fundit të kampionatit, Porto i ka dhënë mundësinë e artë Benficës që ta parakalojë në renditje.

Skuadra e njohur portugeze ka befasuar të gjithë mbrëmjen e djeshme pasi nuk mori më shumë se një barazim 2-2 në përballjen ndaj Rio Ave.

Porto po fitonte 0-2 në pjesën e parë, por në pesë minutat e fundit të ndeshjes u dorëzua duke pësuar dy gola të shpejtë.

Në minutën e 85, Rio Ave shënoi për 1-2, ndërsa në minutën e fundit barazoi 2-2 që vulosi edhe rezultatin përfundimtar të takimit.

Ditën e diel Benfica luan kundër Bragas dhe në rast fitore do të merrte kryesimin duke lënë pas Porton me 2 pikë më pak.

Related posts

MODELJA SEKSI/ Rafaela Fico tregon 11 muajt me RONALDON: Ishte i TËRBUAR PAS…

Isa.Autor

SONDAZHI NË ALPESPORT/ Shqiptarët fundosin “kuqezinjtë” dhe përqafojnë “dardanët” (FOTO)

Isa.Autor

300 MILION EURO DHE AKORD I RI/ Juventusi gjen paratë për super goditjen e radhës

F.autor

Leave a Comment