Futboll Sport

BESA “pazar” në Kosovë, synime madhore për sezonin e ardhshëm

Ekipi i Besës së Kavajës ka synim të qartë që sezonin e ardhshëm të sigurojë ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar, ku mungon prej disa sezonesh.

Puna ka nisur me emërimin e trajnerit të njohur Gentjan Begeja, ndërkohë që presidenti Bizhdili po piketon edhe synimet e para në merkato. Sipas informacioneve nga klubi kavajas, drejtuesit duken të prirur që të afrojnë një numër lojtarësh nga Kosova, duke dashur të ndërtojnë kështu një skuadër konkurruese me futbollistë nga kampionati fqinj.

Shpenzimet nuk pritet të jenë marramendëse, por gjithsesi pretendohen se do të jenë të mirëstudiuara, për të shmangur gabimet e sezonit të shkuar ku u harxhuan shumë para por pa dhënë rezultate pozitive në fund.

 

Related posts

Ofertë nga Greqia për Sadikun, ja klubi që e kërkon me ngulm!

Isa.Autor

PO BËN XHIRON E RRJETIT/ Shikoni gafën e pabesueshme të JAMES (VIDEO)

Isa.Autor

Fazio i “rebeluar” dhe i  “çmendur”: Ja kush na eliminoi

Sadik.Autor

Leave a Comment