Albanian Stars Futboll Sport

Ylber Ramadani mes ofertave dhe ngjitjes, flet menaxheri i tij

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Ylber Ramadani, po kalon momente shumë të mira në karrierën e tij. Ai ka hedhur disa hapa njëherësh, pasi u largua nga Partizani drejt Velje në Danimarkë. 22-vjeçariu iu bashku tekniku Adolfo Sormani në vendin nordik me qëllimin e qartë për të ngjitur Vejlen një Kategori më lart, por dhe për të bërë hapin tjetër të rëndësishëm në karrierë. Ramadani ishte pjesë e Shpresave të Shqipërisë, por u thirr nga trajneri Christian Panucci dhe tashmë është pjesë e këtij ekipi duke luajtur dhe si titullar në ndeshjen kundër Norvegjisë. Paraqitjet e tij të mira me ekipin e Voljes dhe Shqipërisë nuk kalojnë pa u vënë re, por tërheqin rreth vetes dhe interesim.

Menaxheri i tij, Matko Jurkic, flet për Eduasportin.com në lidhje me ofertat që ka mesfushori dhe vlerëson shumë Ramadanin. “Ylberi është një djalë punëtor dhe me këmbë në tokë. Ai po stërvitet mirë dhe luan mirë. Një person i tillë gjithmonë tërheq interes rreth vetes. Momentalisht, ka disa klube që kanë shfaqur interes si në Danimarkë ku luan, në Superligë, por si jashtë Danimarks. Nuk ka zhvillime të themi gjëra konkrete, pasi nuk duam të nxitohemi. Do të shohim se si shkon Vejle dhe më pas do të vendosim. Momentalisht janë në rrugë të mbarë dhe nëse kalojnë në Superiore ndryshojnë dhe situatat”, – shprehet Jurkic për EDS-në.

Nga krahu tjetër, Ramadani ishte titullar në fitoren e sotme të Vejles në shtëpi me rezultatin 2-1 kundër Nykøbing-ut. Ai luajti 90 minuta duke bërë një përformancë stabël dhe mjaft të mirë. Ekipi i tij vazhdon kryesimin me 56 pikë. Ata duelojnë fort me ekipin e vendit të dytë, Esbjerg-ut, që ka 55 pikë, 1 më pak se ekipi i Ramadanit. Vetëm vendi i parë të siguron ngjitjen direkte, ndërsa vendi i dytë dhe i tretë të sigurojnë “play-off”-in. Do të ishte keqardhje që Vejle të mos ngjitet direkt se ka kryesuar kampionatin thuajse gjatë gjithë sezonit dhe mbeten vetëm 3 ndeshje deri në fund. Kalendari është i favorshëm, pasi do të luajnë këtë javë në transfertë kundër vendit të fundit që ka rënë, Skives. Më pas, presin në shtëpi Frederician që nuk ka pretendime dhe e mbyllin me Thisted që ka një formë skandaloze me 5 ndeshjet e fundit humbje.

Related posts

NUK FALIN FRANCEZËT/ Kampionëve të Botës u mjaftojnë 13’ për të kaluar në avantazh ndaj Holandës

Isa.Autor

“EURO 2020″/ “3 Luanët” nuk ndalen. Pas një asist nga Grilish, ylli Kane ndëshkon me kokë Gjermaninë (VIDEO)

Delo.autor

NË IZRAEL TË BINDUR/ Mposhtim Strakoshën dhe fitojnë kundër Shqipërisë

Isa.Autor

Leave a Comment