Futboll Sport

Ngjallet garda e vjetër e huliganëve anglezë: Rusi bëhu gati, po vijmë!

Në vitet 80, ata ishin kthyer në një problem aq të madh, sa në Angli u morën masa të ashra për t’i ndaluar. Me kalimin kohës, aktiviteti i tyre u zbeh, kjo për shkak të masave të ashpra të autoriteteve britanike. Shpesh ata nuk futeshin në stadium, madje as nuk lejoheshin që të udhëtonin në vende të tjera, pasi u konfiskohej pasaporta.

Bëhet fjalë për huliganët e tmerrshëm të Anglisë, të cilët për shkak të trazirave që krijonin ishin kthyer në makth. Për shumë vite në qetësi, tani ata janë ringjallur prapë. Edhe pse mbi të 50-at e bëjnë të qartë se ngelen kockë e fortë.

Vendimi për t’u ribashkuar në prag të Kupës së Botës erdhi për shkak të sjelljes së tifozëve rusë, të cilët sulmuan në kampionatin evropian ata anglezë, duke i dëmtuar seriozisht, e madje kanë paralajmëruar fansat anglezë që të kenë kujdes në Rusi. Por për të vjetrit kjo gjë nuk pranohet.

“Është momenti që të ketë shpagim. Ne nuk mund ta durojmë këtë gjë. Dot ë ndeshemi me ta tek për tek e të shikojmë kush është më i forti. Jemi mërzitur pas ngjarjeve në Francë. Rusët nuk kanë për ta aprë nga do t’u vijë.”, u shpreh një fans i Middlesbrough, fans i grupimit Smoggies Elit. Ai tha se huliganët e klubeve angleze kanë nisur që të bashkohen për të qenë gati për në Rusi. Huliganët e klubeve të mëdha në verilindje dhe ata në Manchester dhe Merseyside e kanë gjetur mënyrën të futen në Rusi, edhe nëse autoritetet i ndalojnë. “nuk na tremb burgu rus, mezi sa presim te jemi atje”, tha një prej tyre për “Daily Star”.

Related posts

PRANON SE ËSHTË I MAHNITUR NGA YLLI I EKIPIT/ Xavi: Nuk ka talent më të madh në botë se ai

Delo.autor

(FOTO) Formacionet zyrtare: Nantes – PSG

Q.Autor

“TRADHËTAR, DEZERTOR”/ Rrahmani u përgjigjet me qetësi ofendimeve të disa tifozëve të Kosovës

Delo.autor

Leave a Comment