Futboll Seria A Sport

HISTORI ABSURRDE/ Ronaldo hedh fanellën, por ai që e pëson është… kapësi i topave

Fundjavën që lamë pas, Juventusi mposhti Xhenoan me rezultatin 3-1 dhe sulmuesi portugez, Kristiano Ronaldo, u bë protagonist negativ pas ndeshjes, teksa përplasi fanellën në tokë dhe u nis drejt dhomave të zhveshjes  i nevrikosur.

Në këtë mesele u përfshi dhe një djalosh i ekipit U13 të Juventusit, i cili në media u përfol se kishte qenë ai që i kishte kërkuar Ronaldos t’i jepte fanellën si dhuratë. Ky veprim mund t’i kushtojë shumë të riut, pasi protokolli sigurisë i klubit bardhezi nuk e lejon ndërrimin e fanellave dhe tani vogëlushi mund të përballet me një gjobë.

Pak absurde si histori kjo, pasi Ronaldo të njëjtën gjë bëri dhe në eliminatoret e Botërorit teksa hodhi poshtë shiritin e kapitenit të Portugalisë në ndeshjen ndaj Serbisë, por nuk mori asnjë ndëshkim.

Related posts

KORONAVIRUSI PREK FSHF-NË/ Presidenti Duka: Dy zyrtarë janë infektuar nga COVID-19, por…

Delo.autor

Samuel Eto’o: Mbappe është Messi i ardhshëm

Sadik.Autor

Mesazhi i Perusë për rivalët e Botërorit 2018 është fantastik! (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment