Futboll Premier League Sport

Zbardhet e vërteta/ Abramovich duhet të provojë pasurinë e ligjshme që të hyjë në Britaninë e Madhe

Miliarderi rus, pronari i klubit të futbollit Chelsea, Roman Abramovich do të duhet të provojë se pasuria e tij është e ligjshme në mënyrë që t’i jepet viza e qëndrimit në Britani të Madhe. Abramovich është ndaluar së fundmi që të rikthehet në Britani deri sa të provohet pasuria e tij e ligjshme dhe e pastër.

Oligarkë të tjerë rusë në Britani të Madhe po përballen me kërkesën për të justifikuar pasuritë e tyre. Muajt e fundit janë tensionuar marrëdhëniet mes Britanisë dhe Rusisë pas helmimit të një ish-spiuni rus në territorin e shtetit ishullor. Londra akuzon Moskën për helmimin e ish-agjentit, dhe për këtë arsye ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Qëndrimi i ashpër i qeverisë ndaj biznesmenëve rusë në Britani, bëri që të reagonte edhe Kremlini.

Zëdhënësi i Presidentit Vladimir Putin dënoi “qasjen e padrejtë dhe jo miqësore” të Mbretërisë së Bashkuar kundrejt biznesmenëve rusë. Këto masa të forta të qeverisë angleze kanë prekur edhe Presidentin e klubit të futbollit të Chelsea. Tani që i ka skaduar viza, Abramovich po aplikon sipas rregullave për vizë të re dhe duhet të vërtetojë se e gjithë pasuria e tij është e ligjshme.

Related posts

ZYRTARE/ Përforcime nga Italia, klubi i Kategorisë Superiore blindon portën

Delo.autor

(FOTO) Njihuni me lojtarin që braktisi ekipin dy ditë përpara sfidës me Tottenham për të bërë tatuazhe

Q.Autor

“TOKIO 2020″/ Brazili shpallet kampion olimpik në futboll

Delo.autor

Leave a Comment