Futboll Sport

Me sprej me vete në fushë, lojtarët e Anglisë i zë belaja në Rusi (VIDEO)

Ekipet në stadiumin e Volgogradit nuk kishin rivale vetëm njëratjetrën. Me një temperaturë prej 33-gradësh gjatë ditës, rreth impiantit ku u zhvillua Tunizi-Angli, përveç tifozëve pati edhe një dyndje mushkonjash.

Shumë të shqetësuar, stafet e ekipeve përkatëse detyruan autoritet të ndërhynin me dy helikopterë që duhej të “pastronin” ajrin. Rezultati nuk ndryshoi, me futbollistët që përveç tensionit, luftuan edhe me insektet bezdisëse.

Lojtarët e Anglisë iu desh të përdorin sprej para ndeshjes, në mënyrë që të shmangnin pickimet e mushkonjave. Por, edhe gjatë ndeshjes në kamera dukeshin lojtarët që mundoheshin të largonin insektet, pasi ato qëndronin shumë pranë trupit të tyre.

Organizatorët thonë se kjo është një kohë ku këto insekte kanë kohën e rritjes, për shkak të klimës në Vogograd në këtë muaj qershori, por shtojnë se nuk do të sjellin asnjë shqetësim për zhvillimin normal të kompeticionit.

Related posts

E FUNDIT/ Finalja e parë e Conference League do të luhet në “Air Albania”

Delo.autor

CHAMPIONS/ Asist perfekt nga Arnold, lojtari i momentit ndëshkon Atalanta-n (VIDEO)

Delo.autor

“NDESHJA NDAJ PSG-SË ËSHTË E RËNDËSISHME PËR NE”/ Mesfushori Muller: Mbappe dhe Neymar janë shumë të…

Delo.autor

Leave a Comment