Futboll Ligue 1 Sport

Zbulohet e ardhmja e Patrick Vieira, do të jetë trajner në Ligue 1…

Sipas gazetës franceze “L”Equipe”, ish-mesfushori i Arsenal, Patrick Vieira do të bëhet trajneri i ri i skuadrës së Ligue 1, Nice. 41-vjeçari Vieira, i cili ka qenë në të kaluarën trajneri i Manchester City U-19, që nga viti 2016 punon në MLS me New York City FC.

Emri i francezit është lakuar edhe si zëvendësues i mundshëm i Arsene Wenger, që u largua pas 22 muajsh me “topçinjtë”, por ish-mesfushori që ka luajtur 107 ndeshje me Francën duket se do të kthehet në vendlindje.

Vieira ka vendosur të rikthehet në Europë dhe me shumë gjasa do të marrë vendimin e Lucien Favre te Nice, pasi ky i fundit do të bëhet trajneri i ardhshëm i Borussia Dortmund.

“L’Equipe” ka shkruar se Vieira është në bisedime të avancuara me klubin e Nice dhe se marrëveshja do të zyrtarizohet para fundit të muaji maj.

Related posts

Presidenti i PSG-së këmbëngul: Neymar qëndron 100 për qind

Q.Autor

REZULTAT HISTORIK/ Japonia realizon 14 gola në 93 minuta për kualifikueset e “Katar 2022” (VIDEO)

Delo.autor

Gianluigi Buffon: Ushtar në shërbim të Juventusit dhe Italisë

Q.Autor

Leave a Comment