Futboll Seria A Sport

Zbulohet plani i Milanit për të nënshkruar me yllin e Romës

Milan kërkon një sulmues me peshë për të përforcuar repartin ofensiv në edicionin e ardhshëm dhe sytë e drejtuesve kuqezinj janë te Edin Dzeko, i cili po shkëlqen me Romën në sezonet e fundit. Në fakt boshnjaku është një fiksim i vjetër për Milanin, pasi që në periudhën kur ai luante për Wolfsburg në Bundesliga ishte pikasur nga “Djalli”.

Gjithsesi në fund planet nuk arritën të gjenin një marrëveshje dhe në fund Dzeko vendosi të transferohej në Premier League te Manchester City, ku fitoi edhe dy tituj kampion me “Qytetarët”, ndërsa Milan nënshkroi me Zlatan Ibrahimoviç.  Drejtuesit e Milanit e kanë gjetur formulën për të siguruar shërbimet e boshnjakut. “Djalli” po kërkon të përdorë sulmuesin Carlos Bacca për të sjellë Edin Dzeko në “San Siro”, sipas raporteve të mediave në Itali.

Bacca është transferuar me formulën e huazimit në Villarreal, të cilët kanë një mundësi për ta blerë lojtarin për 15.5 milionë euro, por janë në kërkim të negociojnë tarifën me lojtarin që mbush 32 vjeç këtë vit. Kolumbiani duket se dëshiron të kthehet në Itali në verë dhe Milani po mendon ta ofrojë atë në këmbim për Dzeko, pohon “Tuttosport”.

Një arsye e madhe, se përse mund të realizohet ky operacion, është drejtori sportiv i Romës, Monchi. Ai e njeh shumë mirë sulmuesin kolumbian, pasi gjatë kohës së tij në Sevilla, klubi nënshkroi me Bacca. Pas 7 vitesh Milan rishfaq sërish dëshirën për të nënshkruar me sulmuesin që tani është plot 32-vjeç, megjithatë pavarësisht moshës ai ka treguar, se është një ‘gjahtar’ i vërtetë përpara portës. Këtë edicion ai ka shënuar 16 gola në Serie A nga 30 ndeshje, ndërsa ka shpërthyer në Champions League ku ka shënuar 8 gola në 12 ndeshje, me Romën që u eliminua vetëm në gjysmëfinale të kompeticionit më të rëndësishëm në Evropë nga Liverpool.

Related posts

Bayern vendos tarifën e transferim/ Klopp hidhet në sulm për mbrojtësin 29-vjeçarin

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Përfshihet në operacion shkëmbimi me Neymar, ja ku ndodhet Dembele (VIDEO)

Delo.autor

KATEGORIA SUPERIORE/ Shikoni golat më të bukur dhe gafat e javës së 9-të (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment