Futboll La Liga Sport

LOJTARI I ATLETIKOS/ Transferimi në Real Madrid? Nuk e di, unë nuk jam duke…

Më herët ishte spekuluar se qendërmbrojtësi i Atletico Madridit, Jose Maria Gimenez, mund të transferohej te rivali i qytetit, Real Madridi. Megjithatë, uruguaiani i ka quajtur këto të pavërteta, duke u betuar në fëmijët e tij.

Në fundjavë e ndeshën Real Madridi dhe Atletico Madridi në Santiago Bernabeu. Ndeshja mes dy klubeve të më të mëdha të kryeqytetit spanjoll përfundoi pa gola, transmeton Gazeta Express.

“Transferimi në Real Madridi? Unë as nuk mendoj për këtë gjë. Spekulimet për një ofertë nga Real Madridi u shfaqën gjatë kohës kur ne i ishim afruar derbit, apo jo?”, ka thënë Gimenez.

“Sinqerisht, mund të betohem në fëmijët e mi, askush nga Real Madridi nuk ka telefonuar për një ofertë të tillë”.

Gimenez e diskutoi edhe faktin që Antoine Griezmann nuk u emërua nga FIFA në listën e ngushtë për lojtarin më të mirë në botë, duke u quajtur këtë gjë të çuditshme.

“Mua më duket shumë e çuditshme kjo gjë. Ne nuk mund t’i ikim realitetit që Luka Modrici ishte i mrekullueshëm në turneun e Kupës së Botës dhe kishte një sezon të mrekullueshëm edhe për Real Madridin, por unë besoj se Griezmanni bëri më shumë”, ka shtuar Gimenez.

Të emëruar në listën e ngushtë për lojtarin më të mirë ishin Luka Modrici, Mohamed Salah dhe Cristiano Ronaldo, por kroati arriti ta fitojë atë.

 

Related posts

Bundesliga/ As skuadra kineze nuk e dëshiron Aubameyangun

Q.Autor

PAS TRIUMFIT NDAJ LEVANTES/ Solari: Ai na dha fitoren, rëndësi ka…

Delo.autor

E BUJSHME NGA FRANCA/ Pas çështjes së shantazhit të Valbuena-s, vjen lajmi i madh për Benzema

Delo.autor

Leave a Comment