Futboll Sport

Zidane e paralajmëron Liverpoolin: Real Madridi është gati për Kiev

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se skuadra e tij është e gatshme për finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.
Real Madridi i mbylli sezonin në La Liga me një barazim 2-2 kundër Villarrealit mbrëmë në udhëtim, edhe pse pati një epërsi prej dy golave pas pjesës së parë, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Zidane ishte mjaft optimist në konferencë për media pas ndeshjes, duke thënë se lojtarët e tij janë të gatshëm për finalen e 26 majit në Kiev.

“Nuk e kam në mendje formacionin startues për finale të Ligës së Kampionëve. Jemi të gatshëm. Po ashtu, sonte nuk pësuam lëndime, gjë që është shumë me rëndësi”, tha Zidane.

“Jemi të gatshëm për këtë ndeshje të fundit finale në Kiev, e cila është më e veçantia e sezonit”, shtoi ai.

 

Related posts

BOTËRORI 2022/ Skuadra e kushtëzuar nga mungesat, mesfushori Vilal përfundon në kombëtare. Ja roli i tij…

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Liverpool dhe Real Madrid në kontakte për Mbappe, ja kush është më afër

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-LIVERPOOL/ “Të Kuqtë” kërkojnë fitoren ndaj rivalit të vjetër (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment