Futboll La Liga Sport

Zidane: Neymar te Real Madridi? Nuk flas për një lojtar që s’është i imi

Zinedine Zidane u shfaq para mediave, në prag të ndeshjes së fundit të La Liga-s për këtë sezon. Këtë të shtunë, Real madridi do të matet me Villarreal, një javë para finales së madhe të Kievit me Liverpool, në Ligën e Kampionëve:

“Jam shumë i lumtur që i kam të gjithë lojtarët në dispozicion. Kemi pasur disa probleme lendimesh gjatë vitit dhe në fund, duke ditur se të gjithë do të jenë të gatshëm për të luajtur nesër dhe në finalen e Kievit, më duhet të bëj zgjedhjet e mia.

Atletico Madrid fitoi Ligën e Europës? Para së gjithash, dua t’i përgëzoj për arritjen e tyre. Jam i gëzuar për atë që kanë bërë. Kënga e Juanfran? Më pëlqen Juanfran, nuk duhet t’i them asgjë atij. Asgjë nuk ndodh, kjo është një shaka.

Villarreali, testi i përgjithshëm për Kievin? Aspak, sepse nuk kemi përballë të njëjtin ekip. Villarreal luan gjithmonë me topin, nuk është rasti i Liverpool. Gjëja më e rëndësishme është të luajmë një ndeshje të mirë nesër, e cila do të jetë e fundit para finales. Dhe pastaj do të kemi një javë për ta përgatitur sfidën tjetër, në detaje. Janë dy skuadra të ndryshme.

Vlerësimi për paraqitjen sezonale në La Liga? Nuk jemi të kënaqur me pjesën e parë të kampionatit. Në fund, Barcelona ka pasur një ecuri të mirë dhe ka fituar titullin. Jam shumë e lumtur për pjesën tonë të dytë të sezonit. Griezmann te Barça? Nuk kam mendim, nëse do ta blejë apo jo, nëse shkon mirë apo jo.

Messi thotë se do të ishte e tmerrshme, nëse Neymar do të shkonte te Real Madrid? Nuk do të flas për një lojtar, që nuk është imi. Ne kemi dhjetë ditë dhe dy ndeshje të mbetura. Pastaj, do të flasim për ato që dëshironi. Cristiano Ronaldo, në 150%? Jo, është në 120%. Ai është trajnuar normalisht gjatë gjithë javës.

Bale? Gjëja më e mirë për mua është se lojtarët janë fizikisht të përsosur. Unë nuk do të jap formacionin e ndeshjes. Ai është duke u trajnuar mirë. Gjëja më e vështirë është të largohen lojtarët nga skuadra. Benzema, jashtë Kupës së Botës? Gjendja e tij nuk ka ndryshuar. I duhet të përqendrohet në atë që i ka mbetur nga sezoni këtu. Pjesa tjetër e historisë është tashmë e njohur.

Fitimi i tre Champions-ve radhazi do të më bënte një legjendë? Do të ishte diçka e madhe. Kjo do të thotë se puna është bërë shumë mirë. Dhe e përsëris: lojtarët janë shumë të rëndësishëm. Është shumë mirë ta filloj karrierën time si trajner kështu, por shoh vetëm punën time të përditshme”.

Related posts

ZYRTARE/ Berluskoni dhe Galiani i rikthehen futbollit, blejnë klubin MILANEZ

Isa.Autor

GUARDIOLA U PËRGJIGJET AKUZAVE TË NEVILLE: “Nuk u kam thënë kurrë lojtarëve të mi ta bëjnë këtë gjë”

Isa.Autor

E BUJSHME/ Milan-Atalanta, gati operacioni i shkëmbimit në merkato!

Delo.autor

Leave a Comment