Futboll Sport

“BUZËQESH” PIRLO/ Rikuperohen dy titullarët e Juventusit. Ja gjendja e skuadrës përpara sfidës me Porton

Më në fund, duket se në tunelin ku ishte futur Juventusi po shihet dritë në fund, pasi këto janë azhurnimet e reja që vijnë nga infermieria. Në pritje të ndeshjes së nesërme kundër Portos, duket se trajneri Pirlo do të ketë mundësi që të mund të mbështetet edhe te dy qendërmbrojtësit, Matajs de Ligt dhe Xhorxho Kielini.

Që të dy kanë marrë OK-in dje nga stafi mjekësor për t’u stërvitur me regjim të plotë dhe pse jo, që të dy janë në balotazh për të pasur një fanellë titullari ndaj portugezëve, në “Allianz Stadium”. Ky është një tjetër lajm i mirë për bardhezinjtë, pasi kundër Lacios panë nga minuta e parë rikthimet e Kuadrados e Moratës, apo edhe rikthimin, ndonëse për disa minuta të Bonuçit, por mbi të gjitha të mesfushorit brazilian, Artur Melo.

Ky i fundit shihet si një “armë” tepër e rëndësishme duke parë se Bentankur është i infektuar me Koronavirus, ndërsa MeKeni nuk është në formën maksimale, siç tregoi edhe prezenca e tij në stol, përkrah Ronaldos, të shtunën në mbrëmje. Gjithsesi, lidhur me formacionin anti-Porto do të mësohet sot diçka më shumë.

Related posts

MIQËSORET LATINE/ Argjentina triumfon pa Messin, Icardin e Dybala. Brazili mposht SHBA

Isa.Autor

Salah nuk ndalet, shkruan historinë me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Mini revolucion tek Juventus, Allegri gati të largojë pesë lojtarë. Ja emrat…

Delo.autor