Futboll Sport

Zola: Italia ka nevojë për më shumë se vetëm trajneri Mancini

Gianfranco Zola është i impresionuar me emërimin e Roberto Mancini si trajner i ekipit kombëtar të Italisë, por mendon se duhet bërë më shumë për ta përmirësuar cilësinë e lojtarëve të rinj, pas humbjes së Kupës së Botës 2018.

Humbja e ballafaqimit “play off” kundër Suedisë i pa axurrët të pakualifikuar për turneun e kësaj vere në Rusi, për herë të parë, që nga viti 1958, ndërsa Gian Piero Ventura humbi punën e tij.

Legjenda e Chelsea, Zola, që luajti 35 herë për kombëtaren e vendit të tij, duke shënuar 10 gola, parashikon një rrugë të gjatë për t’u kthyer në krye të garave ndërkombëtare për bashkatdhetarët e tij.

Ai zbuloi se me mungesën e Italisë në Botëror do të mbështeste Argjentinën dhe talentin e saj, Lionel Messin, përpjekjen e tyre për lavdi këtë verë. “Mendoj se caktimi i trajnerit do të jetë hapi i parë për të mbushur boshllëkun, që duhet të plotësojmë. Futbolli italian ka nevojë më shumë sesa thjesht zgjedhja e një trajneri të mirë, – tha Zola për “Goal”.

– Italia duhet të përmirësojë prodhimin e futbollistëve të rinj, të përmirësojnë cilësinë e tyre. Është një proces që do të zgjasë më shumë se kaq. Të gjithë do të jemi shumë të zhgënjyer dhe duke qarë, sepse nuk jemi në Kupën e Botës së kësaj vere. Mendoj se njerëzit nuk e kuptojnë se sa shumë do të ndjehet mungesa e Italisë në Botërorin e Rusisë. Pa Italinë, kam ndjenjën se mund të jetë viti i Lionel Messit dhe Argjentinës”.

Related posts

ZBULOHET ÇËSHTJA NAINGGOLAN/ Interi e pezullon, ja kush e zëvendëson kundër Napolit

Delo.autor

E BUJSHME/ Reali bën një hap para Barçës për Neymar, ofron 120 milion euro plus Luka Modric

F.autor

LIGA E KOMBEVE/ “Dardanët” sot luajnë për fitore ndaj Maltës

Isa.Autor

Leave a Comment