Futboll Sport

“Në Francë e ndoqa Anglinë në stadium me shokët, pas 2 vitesh po shkoj në Botëror”

Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë pas 2 vitesh, por për këdo që është pesimist ne po u sjellim historinë e Harry Maguire, futbollistit që dje i mbërriti ftesa nga kombëtarja angleze për të shkuar në Botërorin e Rusisë.

Në verën e 2017 Maguire u transferua te Leicester pas 3 sezonesh me Hull City ku pati edhe një aventurë të shkurtër i huazuar te Wigan. Por para dy vitesh ai pak njihej dhe as që bëhej fjalë të thirrej në kombëtare, kështu që së bashku me disa shokë e ndoqi Anglinë në stadium në Europainin e Francës ku mori pjesë edhe Shqipëria.

Këtë fakt e ka risjellë në vëmendje vetë futbollisti që mori dje ftesë nga Southagte. Në një postim në rrjetet sociale Maguire shkruante: “2 Vite më parë e ndoqa Anglinë në Francë së bashku me shokët. Tani në aeroplan për në Rusi. Si kanë ndryshuar gjërat.”

 

 

Related posts

E RËNDË/ Humb jetën luftëtari i MMA-së, dyshohet se u helmua nga…

F.autor

Inter-Crotone, zikaltrit duan një fitore për të larguar krizën

Q.Autor

E BUJSHME/ Gazetari rrëfen prapaskenën: Gattuso-Napoli, divorci për shkak të Rrahmanit…

Delo.autor

Leave a Comment