Futboll Sport

Zyrtare, Italia emëron trajner Roberto Mancini-n

Pas më tepër se 7 muajsh pritje, më në fund kombëtarja italiane ka trajnerin e saj të ri. Roberto Mancini ka firmosur marrëveshjen me Federatën Italiane, për të drejtuar kombëtaren axurre për dy vitet e ardhshme, ndërsa ka edhe një klauzolë për zgjatjen për dy vite të tjera, në rast edicioni të suksesshëm.

Tekniku nga Jesi erdhi vetëm sot në Romë, pasi përfundoi detyrën në Rusi me Zenitin, ndërsa menjëherë gjeti akordin me drejtuesit e Federatës.

Prezantimi zyrtari i Mancinit pritet të bëhet nesër, ndërsa debutimi do të jetë ndaj Arabisë Saudite më 28 Maj, në St. Gallen të Zvicrës.

Related posts

NUK BËN PJESË NË PLANET E INZAGHIT/ Mbrojtësi i Interit tregon dobësi, alternativa vjen nga… Torino

Delo.autor

SPRINTI FINAL/ Nga rinovimet te llogaritë sezonale, zbulohet plani i Bayern Munich

Delo.autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Kampionët e Anglisë mposhtin Tottenham dhe ngjitet në vendin e katërt

Delo.autor

Leave a Comment