Futboll Sport

A është rikuperuar Salah nga dëmtimi në SHPATULL? Kjo foto ngjall dyshime (FOTO)

E njëjta histori, të njëjtat deklarata, i njëjti problem. Nga kampi i Egjiptit nuk ka më dyshime, Salah do të jetë në fushë kundër Rusisë. Këto janë fjalët e menaxherit të ekipit të faraonëve Ihab Leheta, të raportuara nga Daily Mail, të cilët megjithatë lëshojnë alarmin. Siç u tha edhe para ndeshjes me Uruguain, të cilën lojtari i Liverpulit e ndoqi nga stoli. Përkundër këtyre fjalëve, dyshimet mbeten dhe janë mjaft serioze. Nga pamjet e para që vijnë nga stërvitja e Egjiptit tregojnë qartë se lojtari ka akoma probleme. Në foton e publikuar janë tre lojtarë të skuadrës që e ndihmojnë atë të veshë fanellën që përdoret në stërvitje. Ai mban dorën te shpatulla e majtë, teksa diskuton me shokët e ekipit. Kjo foto lë shumë dyshime për aktivizimin e Salah ndaj Rusisë.

Kjo nuk është gjendja e dikujt që është 100% i gatshëm për të luajtur ndeshjen e tij të parë në një Botëror. A është e mundur që Cuper dhe stafi i tij me vetëdije të japin indikacione të pasakta për të mos dekurajuar ekipin dhe tifozët? Kjo nuk është situata më e mirë në kampin e Egjiptit. Trajneri Cuper ka lënë të kuptohet se lënia në stol e sulmuesit ndaj Uruguait ishte zgjedhje taktike dhe se lojtari e kishte kaluar dëmtimin , por u pa qartë se ai e pati të pamundur që të luante.

Por pavarësisht faktit që Leheta ka deklaruar se Salah është stërvitur rregullisht me shokët e ekipit, situata nuk është e qetë, veçanërisht tek tifozët. Dikush ka akuzuar federatën e Egjiptit se nuk ka qenë aspak e sinqertë në lidhje me gjendjen e lojtarit. Nëse Salah nuk luan në ndeshjen me Rusinë, apo luan dhe nuk është në gjendjen e tij optimale, Botërori i tij praktikisht ka përfunduar pa nisur mirë.

Related posts

DOPIETA NDAJ TIRANËS/ “Heroi” Kaina: E falenderoj stafin që më besoi, ja kujt ia dedikoj golat…

Delo.autor

Takaj: Dua të dy trofetë, fitojmë në CAS dhe luajmë në Europë

Sadik.Autor

LIVE/ Serie A: Mbyllet ndeshja Parma-Juventus. Rezultati 0-4

Delo.autor

Leave a Comment