Sport Të tjera

EKSKLUZIVE/ Daniel Godelli: Do synoj MEDALJE në botëror, na duan vetëm kur fitojmë medalje

Kur flasim për sportin me të suksesshëm në Shqipëri menjëhërë në mëndje të vjen peshngritja. Kjo disiplinë ka sjellur shumë medalje për kombin tonë. Një ndër peshngritësit më elitar në dekadën e fundit në këtë sport është padyshim Danile Godelli.

Në intervistën e dhënë ekskluzivisht për AlpeNews.al Godelli tregon vështirësitë dhe objektivat personale në peshngritje.

INTERVISTA E PLOTË:

Daniel, jeni padyshim një figurë e ndritur e sportit në Shqipëri duke e lartësuar disa herë kombin tonë në arenat ndërkombëtre në fushën e peshngritjes.

1- Si është aktualisht forma juaj sportive?
Aktualisht gëzojnë një formë të shkëlqyer sportive. Punoj çdo ditë dhe mundohet të jap maksimumin për të arritur objektivat maksimal që i kam vendosur vetes.


2- Çfarë synoni në garat e ardhshme?
Jam një sportist i cili kërkoj shumë nga vetja pasi i njoh mirë aftësitë e mija. Dua të jem në zonën e medaljve pasi mundësitë i kam në saj të paraqitjeve dhe rezultateve që kam dhëne. Shpresoj shumë se falë punës intensive do të arrijë të bëj krenar shqiptarët me paraqitjet e mija.

3- Si janë tani mardhëniet me federatën e peshgritjes pas përplasjeve që patët disa muaj më parë?
Federata është zgjedhur nga sportistë të tjerë dhe trajnerë që e njohin mirë këtë sport. Besoj dhe shpresoj se do të mundohen të bëjnë më të mirën për të na mbeshtetur në rrugëtimin tonë.

4- A ju kanë pritur në Ministrinë e Sporteve?
Ministria ëhtë një institucion që kujtohet për ne vetëm mkur marim medalje për pjesën tjetër nuk do ta dijë se çfarë bëjmë dhe ku jemi. Një situatë alarmante e cila duhet ndrequr një moment e sa më parë për ti dhënë më shumë prioritet dhe mbështetje një sporti i cili prej vitesh i ka sjell medalje kombit tonë.

5- Cila është apeli juaj për të gjithë ato që inspirojnë të bëhen peshngritës të suksesshëm?
Të gjithë ato që inspirojnë për tu bërë peshngritës duhet të dijnë që është një mbreti i sporteve. Duhet përkushtim dhe stërvitje intensive dhe rezultatet më pas do të jenë të pranishme. Është gjitmonë bukur sikurse edhe krenari kur arrinë të përfaqësosh vëndin tënd ap më tepër kur kurorzohesh më medalje. Një ndenjë fantastike.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

I DHUROI FITOREN MALAGËS ME DOPIETË/ Ja si u vlerësua sulmuesi Sadiku këtë javë

Delo.autor

PLAS TEK KOSOVA/ Portieri Muriç përjashtohet titullari 1 ditë para ndeshjes. Ja arsyeja…

Delo.autor

FORCA TË SHUMTA POLICORE DHE DRONE/ Stërvitja e parë e Messit me PSG-në do të jetë… shtetrrethim

Delo.autor

Leave a Comment