Futboll Sport

Achraf Hakimi, talenti i Real Madrid që pritet të shkëlqejë në Rusi

Achraf Hakimi! Mbani mend këtë emër dhe përgatituni të mahniteni nga talenti i tij. Mbrojtësi i Marokut, Achraf Hakimi, mund të jetë një nga yjet e Botërorit që do të zhvillohet në Rusi.

Ai ka treguar disa momente shkëlqimi në sezonin e sapo mbyllur me Real Madrid, madje ka debutuar në Champions League kundër Tottenham në “Ëembley”. Mbrojtësi 19-vjeçar i krahut mund të luajë edhe si qendërmbrojtës, dhe ka potencialin të bëhet një nga më të mirët në qarkullim. I lindur në Getafe, afër Madridit, ai mund të kishte luajtur për Spanjën.

Megjithatë, prindërit e tij janë nga Maroku, që ka bindur talentin se e ardhmja e tij do të ishte në duar të sigurta me ata. Tani ai është një titullar i palëvizshëm. Debutimi i tij me kombëtaren ka ardhur në fitoren 4-0 të marrë kundër Kanadasë, kur ishte vetëm 17 vjeç, shumë kohë para se të debutonte në “Santiago Bernabeu”.

Hakim ka kaluar te La Fabrica e Real Madrid në korrik të 2006-ës dhe ka luajtur bashkë me djalin e Zidane, Luca. Ajo ka qenë platforma ideale për të, që të tregonte aftësitë para trajnerit të tij të ardhshëm.

Për shkak të rivalitetit të madh në krahun e djathtë të mbrojtjes së Real, Hakimi ka qenë i detyruar të ishte zëvendësues i Dani Carvajal. Por kur ai ka munguar në ndeshjen kundër Espanyol tetorin e kaluar, Hakimi ka marrë vendin e tij dhe ka bërë një paraqitje bindëse. “Arra”, si e thërrasin shokët e skuadrës, ka qenë i duruar dhe tani po shpërblehet.

Në fillim të sezonit i është dhënë mundësia të kalonte te Alaves me formulën e huazimit për të fituar eksperiencë. Por kur Danilo u shit te Manchester City, trajneri Zinedine Zidane i kërkoi Hakimi-t të mos largohej. Ai i garantori atij deri në 20 ndeshje nëse do të qëndronte. Hakim ka luajtur 17 ndeshje në të gjitha kompeticionet për Realin në këtë sezon, duke shënuar dy gola.

Hakimi do të jetë një nga lojtarët më të rinj të Real Madrid që do të luajë në Kupën e Botës këtë verë, duke thyer rekordin e Sergio Ramos, i cili ka luajtur me Spanjën në 2006-ën. Nëse do të ketë gjysmën e karrierës që kanë patur shokët e tij të skuadrës, ai do të jetë një nga më të mirët në botë.

Related posts

Paletta drejt largimit nga Milani, surprizon me klubin e ri

Q.Autor

Karikatura e ditës, Real Madridi djeg milionat e sheikut të PSG-së

Q.Autor

Roma e pranon ofetën nga klubi Spanjoll, “largon” nga skuadra sulmuesin Francez

Q.Autor

Leave a Comment