Futboll Sport

Chiesa tregon këshillat e të atit dhe si njëherë nuk i foli për 3 ditë pas kartonit të kuq

Federico Cheisae ka zbuluar këshillat që i jep i ati i tij Enrico, ish-futbollist i famshëm italian.

Talenti i Fiorentina-s është vetëm 20 vjeç, por që tani luan si një veteran në Serie A, dhe është grumbulluar edhe nga Italia. Kjo pasi ai është rritur në një familje futbolli, si i biri i ish-lojtarit të Sampdoria dhe Lazio-s.

“Babai më vëzhgon nga afër dhe më jep shumë këshilla, sidomos për sjelljen time. Ai më qorton shpesh…” shprehet Federico për Rai Sport.

“Mora një karton të kuq ndaj Pescara-s pas vetëm 30 minutave lojë. E dija që ishte një gabim, por ai nuk më foli për tri ditë, kështu që kuptova që kisha gabuar rëndë.

“Ai më tha se nuk do të jem një lojtar i denjë i Serie A pa luajtur të paktën 300 ndeshje, kështu ai mundohet të më mbajë me këmbë në tokë.

Thuhet se babai dhe i biri kanë një vrapim shumë të ngjashëm, megjithëse njëri ka qenë sulmues dhe tjetri është anësor.

“Jemi lojtarë të ndryshëm, teksa ai ishte më teknik dhe unë kam më shumë fuqi fizike. Shpresoj që një ditë t’i afrohem asaj që ka arritur im at.”

Related posts

EURO 2024/ Austria fiton duke bindur, 3 gola për 3 pikë

F.autor

ZBOR ITALIAN/ Lojtarët e Chelsea s’marrin dot FRYMË, ja çfarë po ndodh me…

Isa.Autor

BËRI NJË PARAQITJE TË SHKËLQYER/ Selmani e nis me trofe aventurën në Turqi

Delo.autor

Leave a Comment