Futboll Sport

Adidas bën 30% ulje fanellës së Gjermanisë pas eliminimit

Pas vetëm një dite pushimi të premten, Kupa e Botës do të rikthehet të shtunën për të nisur fazën e nokautit.

Teksa gjysma e 32 ekipeve që filluan turneun do të nisen për në shtëpi, adidas ka vendosur të ofrojë një ulje të veçantë të fanellave të eliminuara.

Gjithsesi, tifozët do të jenë në gjendje të shfrytëzojnë uljen për vetëm 48 orë pas eliminimit nga turneu.

Me një listë të gjatë të skuadrave partnere të adidas, do të jetë Gjermania skuadra e parë që do të mund t’i blini fanellën me ofertë.

Duke përdorur kodin GMNY30, tifozët e interesuar mund të kursejnë 30% nga fanellat e brenda dhe jashtë shtëpie të Gjermanisë, pantallonat, shajet, topat, aksesorë në stërvitjes dhe më shumë.

Shkoni tek adidas.com për të kryer blerjen tuaj tani.

Ekipe të tjera do të kenë po ashtu ulje kur të eliminohen, si Argjentina, Belgjika, Japonia, Meksika, Spanja dhe Suedia.

Related posts

LËSHOI NJË “PREDHË” NGA 30 METRA/ Njihuni me golin më të bukur të javës në Superiore (VIDEO)

Delo.autor

NJË GARË E VEÇANTË PËR PILOTIN FINLANDEZ/ Rekord në Formula 1, Raikkonen thyen çdo limit

Delo.autor

FOTO/ Chievo-Udinese, rezultati dhe statistikat e pjesës së parë

Q.Autor

Leave a Comment