Futboll Seria A Sport

Agjenti i mesfushorit kroat fut në “sherr” Milanin dhe Interin, ja çfarë thotë…

Sipas agjentit të Milan Badelj, ekipi i ri i mesfushorit kroat të Fiorentinas do të jetë Milani ose Interi dhe jo ekipet turke si Besiktas apo Galatasaray. Kroati Badelj është një agjent i lirë pasi kontrata e tij me Violën do të përfundojë më 30 qershor të këtij viti.

Kështu, mesfushori qendror është bërë një emër i nxehtë për shumë skuadra, pasi mund të transferohet me parametra zero.Shumë skuadra janë përfunduar si të mundshme për Badelj, por agjenti i tij ka thënë se ai pritet të përfundojë te njëra nga skuadrat e Milanos.

“Badelj ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij në Itali për arsye familjare”. “Ne mund të refuzojmë Turqinë dhe ai ndoshta do të luajë në Milano. Ekipi i tij i ri do të jetë Milani ose Interi”, përfundoi agjenti i Badelj.

Badelj ka qenë në Itali që nga largimi i tij nga Hamburgu në vitin 2014 dhe këtë sezon kontribuoi me dy gola dhe një asistim në 27 paraqitjet e Serie A. 29-vjeçari është duke u përgatitur për Kupën e Botës me Kroacinë, pasi është njëri nga 23 futbollistët e ftuar në Rusi.

Related posts

E rrallë, Besiktas bojkoton Kupën e Turqisë…

Sadik.Autor

(FOTO) Zlatan Ibrahimovic, ‘babagjyshi i Vitit të Ri’

Delo.autor

TËRMETI SHKUND SHQIPËRINË/ Reagon presidenti Duka: Jemi një skuadër me të gjithë shqiptarët… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment