Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Perez: Nuk doja të pengoja Hamilton, por duhej të ndihmoja skuadrën time

Në garën e fundit sezonale, atë të zhvilluar në Abu Dhabi, Leëis Hamilton me Mercedes ka dueluar i vetëm ndaj Red Bull. Ai nuk pati një sfidë të ashpër vetëm me Max Verstappen, por edhe me meksikanin Sergio Perez.

Në një moment të garës, Hamilton e Perez u bënë protagonistë një duel shumë të fortë dhe të bukur në pistë. Britaniku i Mercedes u përpoq ta parakalonte meksikanin e Red Bull, por në disa përpjekje nuk ia doli mbanë, deri sa gjeti mundësinë për ta realizuar këtë gjë, por duke humbur mjaft sekonda.

“Të dëmtosh dikë që duelon për titullin nuk është një gjë që një pilot dëshiron ta bëjë. Gjithsesi, në fund të fundit duhej të ndihmoja skuadrën time dhe shokun tim të skuadrës. Mendoj se edhe Hamilton e kupton atë që kam bërë në pistë”, tha Perez.

Ai kreu disa manovra mjaft të vështira, që mbajtën pas britanikun, që humbi 10 sekonda avantazh që kishte ndaj Verstappen. Ky i fundit falënderoi Perez për punën e mirë që bëri në pistë.

“Rëndësi ka që ndihmova skuadrën time. Mendoj se ato 10 sekonda që Hamilton humbi ndaj meje vendosën mjaft në rezultatin e garës”, tha Perez.

Related posts

MREKULLIA INZAGHI TEK BENEVENTO! Presidenti fut dorën në xhep për dy super goditje në merkato

Delo.autor

VLLAZNIA NË KRIZË REZULTATESH/ Tensionet brenda grupit, ja prapaskenat te klubi shkodran

Delo.autor

Ofertë milionere për mesfushorin shqiptar të Kombëtares, e konfirmon presidenti

Sadik.Autor

Leave a Comment