Futboll Premier League Sport

“Tërbohet” Mourinho/ Man United ofron 167 milionë sterlina dhe Martial për super yllin e PSG

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, është duke planifikuar një marrëveshje shkëmbimi shokuese me drejtuesit e Paris SG për të sjellë në “Old Trafford”, sulmuesin Kylian Mbappe. Sipas botimit spanjoll “Don Balon”, trajneri portugez është magjepsur nga francezi dhe është gati të bëjë gjithçka për të siguruar shërbimet e ish-yllit të Monaco. Raporti sugjeron se Mourinho është i gatshëm të paguajë 167 milionë sterlina për të nënshkruar me Mbappe, si dhe të përdorë sulmuesin Anthony Martial në marrëveshje. Drejtuesit e Man United kanë vendosur pamjet e tyre në Mbappe, duke kërkuar të hapin negociatat me ekipin francez. Mbappe u transferua te Paris SG verën e kaluar nga Monaco për një shifër prej 180 milionë eurosh, lojtari i dytë më i shtrenjtë pas Neymar që u ble për 222 milionë euro po nga Paris SG.

Kampionët e Francës mund të vendosin të sakrifikojnë 19-vjeçarin, pasi situata financiare e klubit francez nuk duket në rrugë të mbarë, me spekulimet e fundit që mund të dënohen nga UEFA. Nisur nga ky fakt, mediat kanë raportuar për një largim të francezit gjatë merkatos së verës. “Djajtë e Kuq” janë gjithashtu të interesuar për sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic, megjithatë, nëse do të nënshkruajnë me Mbappe, atëherë kroati ka gjasa të mos arrijë në klub dhe për më tepër ai nuk ka statusin e yllit. Jose Mourinho kërkon lojtar të shpejtë dhe të fortë në krah për të aplikuar filozofinë e tij dhe Mbappe qëndron në krye të listës, edhe pse portugezi e di se nuk do të jetë aspak e lehtë të sigurojë shërbimet e super yllit 19-vjeçar, që ka mahnitur botën me performancat e tij në fushë gjatë dy sezoneve të fundit duke thyer disa rekorde. Gjithashtu mendohet se edhe Real Madridi është i interesuar për 19-vjeçarin, i cili shënoi 21 gola për kampionët e Ligue 1 në sezonin e kaluar.

Related posts

TRIUMFOJNË NDAJ GJIBRALTARIT/ 2 futbollistë debutojnë me fanellën e “Dardanëve” (VIDEO)

Delo.autor

TIRANA NUK FITON AS ME MEMËN/ Alves i dhuron fitoren Flamurtarit

Isa.Autor

HISTORIKE! Teuta, superkampione e Shqipërisë për herë të parë

Delo.autor

Leave a Comment