Futboll Sport

Habit Di Maria: Shpërtheva në lot, Real Madrid më ndaloi të luaja në finalen e Botërorit

Angel Di Maria, ish-futbollisti i Real Madrid i cili tani është i grumbulluar me Argjentinën, i ka habitur të gjithë së fundmi. Lojtari i Paris SG në Francë, në një letër të hapur për “Player Tribune”, ka shkruar se Reali e ka penguar të luajë në finalen e Botërorit të 2014 kur Argjentina u mposht nga Gjermania.

 

Dihet se atëherë futbollisti vazhdonte përpara duke marrë qetësues kundër dhimbjeve, por nuk donte të humbiste finalen më të rëndësishme të karrierës së tij. Në fakt Real Madridi ishte i shqetësuar për çështje merkatoje dhe jo për shëndetin e tij. Të paktën kështu thotë vetë mëngjarashi.

 

“Vetëm pak orë përpara finales më dorëzuan një letër që vinte nga Real Madrid. I kërkojnë stafit të Argjentinës që të mos më aktivizojnë në finalen e Kupës së Botës, për të mos përkeqësuar dëmtimin tim. Në të vërtetë nuk u interesonte shumë për mua. Duhet të blinin James Rodriguez, ndërsa unë isha kundërpesha e tratativës.

Prandaj nuk mund të rrezikonin që unë të dëmtohesha. Vetëm një çështje pazari. Unë mora letrën dhe e grisa akoma pa e lexuar dhe i thashë Sabellas se duhej të zgjidhte pa u ndikuar aspak. Unë doja të luaja nga minuta e parë. Shpërtheva në lot përpara tij”, rrëfeu Di Maria plagën që i dhemb ende.

Related posts

OZIL KA KU TË NGUSHËLLOHET/ E fejuara: Jam gjithmonë krah teje… (FOTO)

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Spektakël golash në Lisbonë, Benfica dhe Ajax bëjnë “paqe” në aktin e parë

Delo.autor

Presidenti i River Plate i hedh “benzinë zjarrit”: Lojtarët e Boca Juniors na kanë…

Isa.Autor

Leave a Comment