Futboll Seria A Sport

Ancelotti e bind të mos largohet, ylli i Serisë A do të luajë me Napolin

Tek skuadrta e Napolit po vijnë konfirmimet e para, duke bërë që nën-kampionët e Serisë A të mos ndryshojnë shumë në formacion edhe me trajnerin e ri Carlo Ancelotti. Ky i fundit duket se ka bindur mjaft nga lojtarët kryesorë që të mos largohen, duke nisur nga kapiteni Mark Hamsik, që më 95% do të qëndrojë te Napoli edhe sezonin tjetër. Jo vetëm ai por edhe spanjollët Albiol e Callejon, që ashtu si sllovaku duhet të qëndrojnë edhe një vit tjetër në Itali.

Lajmin e ka konfirmuar menaxheri i lojtarëve, që shton se ka qenë vetë trajneri Ancelotti që ka biseduar me futbollistët, duke i bindur që të qëndrojnë. I rëndësishëm është konfirmimi i Marek Hamsik, kapiteni i Napolit, që ka refuzuar 35 milionë euro që erdhën për të nga Kina, për të provuar edhe një sezon të fitojë titullin kampion në Serinë A. Ai është golashënuesi më i mirë në historinë e Napolit, që do të jetë sërish titullar edhe te skuadra e Ancelottit.

Related posts

ATALANTA FITON ME VUAJTJE NË KAMPIONAT/ Ja si vlerësohet mbrojtësi Gjimshiti për paraqitjen ndaj Crotone… (FOTO)

Delo.autor

Reagon Shaqiri: Gjithmonë do të mbaj në zemër “LEGJENDË”

Sadik.Autor

NAPOLI NUK TËRHIQET NGA TITULLI/ Presidenti De Laurentiis zbulon të ardhmen e skuadrës

Delo.autor

Leave a Comment