Futboll Sport

Trezeguet analizon Francën dhe parashikon: Griezmann do të arrijë Henry

Antoine Griezmann është mbështetur nga ish-sulmuesi i Francës, David Trezeguet, për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e “Gjelave”. Ish-sulmuesi i Juventusit është i treti në klasifikim në historinë e “Les Bleus” me 34 gola. Griezmann është në një farë mënyre shumë larg Thierry Henry në vendin e parë, i cili ka 51, por me 21 rrjeta në moshën 27-vjeçare, mosha duket se është në anën e tij.

“Griezmann, është një lojtar unik, i cili është thelbësor për Francën”, tha Trezeguet për “Marca”në Moskë. “Antoine i ka të gjitha cilësitë për të kapërcyer Thierry dhe unë mendoj se ai do ta bëjë atë. Mendoj se ishte gjithashtu e rëndësishme që ai të shpallte vendimin e tij për të qëndruar në Atletico Madrid përpara Kupës së Botës dhe tani të gjithë në Francë mund të përqëndrohen në futboll”, vazhdoi ai.

Ish ylli i Juventusit gjithashtu analizoi shanset e Spanjës në Rusi dhe veçoi një lojtar të “La Roja” për lëvdata të veçanta. “Në ndeshjen e parë, Spanja erdhi kundër një Cristiano Ronaldo madhështor dhe pastaj u përball me një kundërshtar të ashpër si Irani, kështu që kundër Marokut, do të jetë e vështirë”, shpjegoi francezi. “Ata kanë të gjithë aftësinë në ekipin e tyre për t’u kualifikuar dhe për të luajtur shumë mirë si një skuadër.

Gjithashtu mua më pëlqen shumë Diego Costa, ai është një qendërsulmues me ambicie, një golashënues i vërtetë dhe ka një ndikim të madh brenda zonës”, shtoi Trezeguet. Lidhur me shanset e kombit të tij në Botëror, Trezeguet u shfaq i qetë me skuadrën e Didier Deschamps: “Unë mendoj se në këtë fazë të grupit, Franca ka qenë, mbi të gjitha, efektive. Sigurisht që ka hapësirë të madhe për të përmirësuar, pavarësisht se i ka fituar të dyja ndeshjet që kanë luajtur”, u shpreh ai.

Related posts

INTER SHEH MAKTHE NË TORINO/ Juve i nxjerr nga gara për titull, derbi i Italisë “vishet” bardhezi

F.autor

“TEK LAZIO NUK MË DHANË MUNDËSI”/ Nani: Ja pse u ktheva në Serinë A

Delo.autor

OPEROHET ARBËR ZENELI/ Ja sa do të mungojë ylli i “Dardanëve” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment