Futboll La Liga Sport

Andres Guardado: Kam 20 foto me Messi-n dhe tek asnjëra prej tyre nuk kam topin

Mesfushori i Betis Andres Guardado është përfshirë në listën përfundimtare të Meksikës që do të udhëtojë në Rusi për Kupën e Btoës.

Guardado, i cili është akoma i dëmtuar, ka besim se do të riaftësohet në kohë për turneun.

“Princi i Vogël” ka luajtur një sezon të parë të mirë te Betis. Ai u bë i njohur sidomos pasi u bë viktima e Lionel Messi-t në ndeshjen ndaj Barcelona-s në Benito Villamarin.

Dhe ditën e hënë, te DeporTV, ai ka folur edhe njëherë me admirim për nr. 10 të Barcelona-s.

“Messi për mendimin tim është lojtari më i mirë në historinë e futbollit dhe do të jetë një nder i madh për mua kur t’i them nipërve të mi se kam luajtur ndaj tij.

“Mund të jetë një nga gjërat më të bukura që më ka dhënë futbolli, mbase kam 20 foto me të dhe në asnjërën prej tyre nuk e kam topin në zotërim, por jam duke e ndjekur.”

 

Related posts

Matthaus: Juve nuk është më skuadra që ka qenë, është dobësuar

Q.Autor

PAMJE SPEKTAKOLARE/ Prezantohet projekti “Bernabeu”, një minierë ari në Madrid (VIDEO)

Isa.Autor

FORMULA 1/ Hamilton paralajmëron rivalët: Këtë sezon do të jem një përbindësh

Delo.autor

Leave a Comment